Mënyra ideale për të zier dhe për të qëruar vezët

Shëndetësia

Mënyra ideale për të zier dhe për të qëruar vezët

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 18:59
Ilustrim

Të ziesh vezë nuk është puna më e vështirë që mund të bësh në kuzhinë, por në një mëngjes të rrëmujshëm, edhe mund të ndodhë. Ka njerëz që asnjëherë nuk e përcaktojnë dot kohën e zierjes së një veze, sepse e verdha u mbetet gjithmonë e lëngshme. Nuk dihet sa është koha e mjaftueshme, shpeshherë veprojnë me hamendje.

Pavarësisht nga emri që ka, një vezë e zier nuk duhet të jetë shumë e zier (në mënyrë që të mos humbasë vlerat ushqimore).

Si t’i ziesh vezët

1. Vendos vezët në një enë (tenxhere ose tigan të thellë). Ena duhet të jetë e mjaftueshme që vezët të kenë hapësirë mes tyre dhe mos të ndeshen me njëra-tjetrën.

2. Hidh ujë të ftohtë aq sa të mbulohen vezët plotësisht.

3. Vendose zjarrin në nivel të mesëm, as të ulët, as të lartë.

4. Për vezët e ziera pak, koha e vlimit është 90 sekonda deri në dy 2 minuta. 1 minutë e 45 sekonda deri në 2 minuta e 15 sekonda konsiderohet koha për zierje mesatare dhe 11 deri në 12 minuta koha për vezët e ziera shumë.

Grupi i fundit i vezëve, pra ato të ziera shumë, kanë një mënyrë shumë të thjeshtë për t’u qëruar. Pasi e ke hequr nga zjarri, ku e ke lënë për të paktën 11 minuta, fute vezën në një gotë me ujë të ftohtë. Pasi ta kesh tundur disa herë në gotë, lëvozhga ka dalë vetë. Shiko videon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat