Ushtrime për trup të tendosur dhe zemër të shëndetshme

Shëndetësia

Ushtrime për trup të tendosur dhe zemër të shëndetshme

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:24
Pamje nga video

Ekipi i ekspertëve dhe i hulumtuesve nga Florida (Human Performance Institute Orlando) ka promovuar programin më se të dobishëm dhe efektiv të rekreacionit, i cili zgjat vetëm shtatë minuta

Ekspertët e këtij instituti theksojnë që çdo trupi të shëndetshëm i nevojiten 150 minuta ushtrime të lehta në javë (apo 75 minuta ushtrime më intensive) bashkë me dy treningë me të cilët forcohet muskulatura (dy herë në javë).

Programi i këtillë “i shëndetshëm” ju bën më të fuqishëm, por forcon zemrën dhe ju bën të shfrytëzoni më shumë oksigjen.

Secili ushtrim bëhet nga 30 sekonda. Midis secilit ushtrim bëni pauzë prej 10 sekondash.

Nëse dëshironi, mundeni gjithë serinë prej 12 ushtrimeve ta përsëritni dy apo tri herë.

Kërcimet, pozitat galiç, pompat (lejohen edhe “pompat femërore” në gjunjë), “ushtrimet e muskujve të barkut” (me kokën në pozicionin neutral), vrapimi në vend (me ngritjen lart të gjunjëve) ose – për ata të cilëve vrapimi nuk u pëlqen – ecja në vend, ecja në hap, qëndrimi në duar dhe hedhja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat