3 gjëra që çdo femër duhet t’i dijë në lidhje me fertilitetin e saj

Shëndetësia

3 gjëra që çdo femër duhet t’i dijë në lidhje me fertilitetin e saj

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:08
Ilustrim

Natyrisht, fertoliteti juaj nënkupton më shumë se të kesh një vezë që është gati për t’u bashkuar me spermatozoidin e partnerit tënd.

Veprimet që merrni tani mund të kenë një ndikim në aftësinë tuaj të ardhshme për të pasur fëmijë, kështu që ka kuptim që ju veproni në atë mënyrë, për të siguruar që vezët tuaja janë të shëndetshme.

Por edhe nëse nuk planifikoni të provoni të keni një fëmijë menjëherë, ndoshta keni disa pyetje në lidhje me fertilitetin, që po përshkojnë mendjen tuaj, por keni frikë ta pyesni.

Kjo është arsyeja pse Women’s Health kërkuan për përggigjen e këtyre pyetjeve Suzanne Fenske, MD, asistent profesoreshë e obstetrikës, gjinekologjisë dhe shkencave riprodhuese në Shkollën Icahn të Mjekësisë në Malin Sinai, që të peshonte disa nga pyetjet më të mëdha të pjellorisë që gratë kanë.

Ja çfarë duhet të dini:

1. A mund të bëjë ndonjë gjë për të krijuar më shumë vezë?

Jo! Vezët vijnë që prej lindjes, andaj nuk ekziston ndonjë mnudësi për rritjen e vezëve apo zhvillimit të tyrë përgjatë jetës tuaj, sipas Fenske.

Gratë janë të lindura me 2 milionë vezë dhe gradualisht i humbasin ato përgjatë jetës së tyre dhe cikleve menstruale.

2.Si do të ndikojë pilula në lidhje me infertilitetin në të ardhmen time?

Ajo nuk do të të ndikojë fare në të ardhmen e fertilitetit tuaj. Vetëm se, ju nuk ovuloni përderisa jeni duke përdorur pilulat, kjo nuk nënkupton se po i lëndoni vezët, ka thënë Fenske.

3.A mund të ndikojë pajisja kontraceptive intraurine në fertilitetin tuaj?

Jo!  Pajisja e tillë nuk ndikon në asnjë mënyrë në fertilitetin tuaj, thotë Fenske.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat