Mpiksjet e gjakut, këto janë shenjat paralajmeruese të cilat dërgojnë në diagnostifikim

Shëndetësia

Mpiksjet e gjakut, këto janë shenjat paralajmeruese të cilat dërgojnë në diagnostifikim

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 10:49
Ilustrim

Një mpiksje gjaku, e quajtur gjithashtu si një tromb, është thelbësore në disa rrethana për shërimin e një plage të lëkurës mirëpo gjithashtu mpiksjet e gjakut që ndodhin brenda arterieve ose venave mund të jenë të rrezikshme madje edhe për jetën nëse bllokojnë rrjedhën e gjakut në organet thelbësore, përfshirë zemrën, mushkëritë dhe trurin.

Shenjat dhe simptomat e një mpiksje gjaku varen nga fakti nëse mpiksja është në një arterie apo venë dhe ku trupi është i vendosur, shkruan burimi VeryWellHealth.

Një mpiksje në një arterie mund të sjellë dhimbje mesatare deri të rëndë që zhvillohet shpejt ndërsa në anën tjetër nëse një venë preket, dhimbja ka të ngjarë të jetë më e lehtë dhe të rritet në ashpërsi për disa orë ose edhe ditë.

Çdo mpiksje gjaku mund të shkaktojë ënjtje, ndjesi shpimi gjilpërash, ndjeshmëri ose ndjesi ngrohtësie.

Nëse një arterie që çon në tru është e bllokuar, simptoma neurologjike të tilla si konfuzion ose paralizë mund të ndodhin, për të treguar një goditje në tru.

Një mpiksje gjaku në këmbë mund të shkaktojë fryrjen e këmbës në mënyrë që të jetë dukshëm më e madhe se këmba tjetër dhe mund të jetë një shenjë e trombozës së venave të thella.

Nëse formohet një mpiksje gjaku në arterien koronare, mund të shfaqen simptoma të një sulmi në zemër – përfshirë ngushtësi në gjoks ose në krahë dhe marramendje.

Shkaqet

Të gjitha dëmtimet shkaktojnë dëme në enët e gjakut.

Kur merrni një mavijosje, është për shkak se një enë gjaku ishte dëmtuar, duke bërë që gjaku të dalë jashtë dhe të bëhet i dukshëm nën lëkurë.

Pastaj një mpiksje formohet brenda enës së gjakut, pa këtë proces, lëndimet e lehta mund të shkaktojnë gjakderdhje të pakontrolluar.

Mpiksjet e gjakut përbëhen nga dy elemente: trombocitet dhe fibrina.

Trombocitet janë qeliza të prodhuara në palcën e kockave që udhëtojnë gjatë gjithë qarkullimit të gjakut.

Kur ndodh gjakderdhja, trombocitet bëhen ngjitëse, duke i lejuar ato që të ngjiten me njëra-tjetrën dhe muret e enëve të gjakut.

Fibrina është një substancë që i ngjan një fije të gjatë dhe ngjitëse.

Fijet e fibrinës ngjiten në muret e enëve të gjakut dhe grumbullohen së bashku për të formuar një kompleks të ngjashëm me rrjetin ku qelizat e kuqe të gjakut kapen.

Nëse një mpiksje gjaku bllokon një arterie në zemër, rezultati mund të jetë një sulm në zemër ndërsa nëse bllokohet gjaku në tru, rezultati mund të jetë goditje në tru.

Ekzistojnë faktorë të shumtë rreziku që mund t’ju predispozojnë të krijoni një mpiksje gjaku potencialisht të rrezikshme, përfshirë:

– Fibrilacioni atrial, një gjendje që shkakton një rrahje të çrregullt zemre;

– Ateroskleroza, një grumbullim i pllakave në arterie;

– Disa ilaçe, të tilla si kontraceptivët oralë dhe ilaçet e terapisë hormonale;

– Aritmitë e zemrës (probleme të ritmit të zemrës);

– Sëmundja e arteries periferike;

– Infrakt, mbipesha, shtatzënia, pirja e duhanit.

Diagnostifikimi

Një shumëllojshmëri e testeve diagnostikuese përdoren për të zbuluar mpiksjen e gjakut, në varësi të simptomave tuaja dhe vendndodhjes së mundshme të mpiksjes.

Ato përfshijnë:

Testi i gjakut D-dimer:

Kjo mat një substancë në gjak që mund të zbulojë nëse ka aktivitet anormal të mpiksjes diku në qarkullimin e gjakut.

Testi i gjakut me biomarker kardiak:

Ky është një test gjaku që mund të zbulojë dëmtimin e muskulit të zemrës dhe përdoret për të diagnostikuar një sulm në zemër.

Skanimi CT:

Kjo është shpesh testi i parë që përdoret për të diagnostikuar një goditje në tru. Është gjithashtu e dobishme për konfirmimin e një emboli pulmonare.

Skanimi me MRI:

Skanimi me MRI mund të përdoret për të zbuluar mpiksjen në enët e gjakut.

Ekokardiografia:

Ekokardiogramët përdorin valë zanore për të marrë imazhe të zemrës suaj dhe përdoren shpesh në pacientë që kanë pasur emboli që prekin një arterie – veçanërisht tek njerëzit që kanë pasur një goditje embolike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat