Obezët kanë më shumë probleme me kujtesën

Shëndetësia

Obezët kanë më shumë probleme me kujtesën

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Të rinjtë obezë apo mbipeshë kanë më shumë probleme me kujtesën se sa bashkëmoshatarët e tyre në moshë normale.

Një studim i ri i realizuar nga kërkues të Universitetit të Kembrixhit tregon se rritja e mbipeshës shkon në përpjestim të drejtë me harresën.

Raporti i tyre është publikuar nga revista e  psikologjisë “The Quarterly Journal of Experimental Psychology”. Edhe pse pohojne se grupi i personave të analizuar ishte i vogël në numër, ata këmbëngulin se përfundimet e studimit përputhen me rezultate nga studime të ngjashme mbi ndikimin që ka pesha trupore tek aktiviteti mendor si marrja e vendimeve, zgjidhja e problemeve dhe emocionet.

Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 35% e amerikanëve janë obezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat