I keni këto dy vrimëza në fundshpinë? Ja çfarë do të thotë

Shëndetësia

I keni këto dy vrimëza në fundshpinë? Ja çfarë do të thotë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Gropëzat e formuara në fundshpinë tek meshkujt dhe femrat quhen vrimat e Apollos, ose vrimat e Venusit respektivisht. Ato ndodhen në zonën ku dy kocka lidhen me legenin dhe mund të shihen vetëm tek njerëzit që e kanë të trashëguar, apo kanë ligamente me përmasat e duhura.

Këto gropëza janë shenjë e qarkullimit të mirë të gjakut, një trupi të shëndetshëm dhe shenjë e bukurisë duke iu referuar Venusit, Perëndeshës romake të bukurisë.

Mesa duket njerëzit që e kanë këtë tipar e kanë shumë të lehtë të arrijnë orgazmën. Pse? Sepse këto vrima lehtësojnë qarkullimin e mirë të gjakut dhe për shkak të vendndodhjes së tyre strategjike rreth zonës së legenit, klimaksi bëhet më i lehtë.

Duke qenë se ato ndodhen në një zonë ku nuk ka muskuj, është e pamundur të krijohen me ushtrime. Megjithatë eliminimi i dhjamit mund t’i bëjë këto vrimëza më të dukshme.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat