Kujdes nga shenjat paralajmëruese të zemrës!

Shëndetësia

Kujdes nga shenjat paralajmëruese të zemrës!

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:26
Foto Ilustrim

Njerëzit mund ta konsiderojnë dhimbjen në gjoks si të parëndësishme, por ka tri shenja paralajmëruese që tregojnë se kjo dhimbje është serioze.

Fondacioni Britanik i Zemrës vuri në dukje se ekzistojnë tre rrethana kur rekomandohet të merrni situatën seriozisht.

Së pari, nëse dhimbja juaj në gjoks është e papritur, flisni me një mjek, i cili mund t’ju ndihmojë.

Së dyti, nëse dhimbja e gjoksit përhapet në pjesët e tjera të trupit, përkatësisht në krah, qafën e pasme ose nofull, atëherë thirrni shërbimet e urgjencës.

Së treti, nëse dhimbja e gjoksit ndihet e rëndë ose e ngushtë, atëherë është vërtetë serioze.

Mos u shqetësoni nëse nuk jeni 100 për qind i sigurt nëse simptomat tuaja janë një sulm në zemër – dhimbja e gjoksit kërkon kujdes mjekësor. Nëse mjeku sugjeron të thërrisni ambulancën, uluni dhe pushoni për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të muskulit të zemrës. Nëse ndodh që të keni një aspirinë afër, merrni një, pasi hollon gjakun.
Toleranca e njerëzve ndaj dhimbjes është unike, kështu që atë që një person mund ta përshkruajë si dhimbje torturuese, një tjetër mund të mendoj se është diçka e vogël.

Gjithmonë, zgjidhja më e mirë është të bisedoni me mjekun tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat