Çrregullimet e të ngrënit në shtatzëni, këto dy forma ndikojnë në shëndetin e fetusit dhe nënës

Shëndetësia

Çrregullimet e të ngrënit në shtatzëni, këto dy forma ndikojnë në shëndetin e fetusit dhe nënës

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 08:27
Ilustrim

Dy llojet më të zakonshme të çrregullimeve të të ngrënit, anoreksia dhe bulimia shfaqen më së shpeshti gjatë adoleshencës ose moshës së rritur.

Kur këto sëmundje zgjasin në kohën e shtatzënisë të një gruaje ato mund të ndikojnë negativisht jo vetëm në shëndetin e saj, por edhe në zhvillimin e foshnjës, shkruan American Pregnancy Association.

Anoreksia përfshin dietë obsesive ose uri për të kontrolluar shtimin në peshë, ndërsa në anën tjetër, bulimia përfshin ngrënie të tepruar dhe të vjella ose përdorim të laksativëve për të çliruar trupin nga kaloritë e tepërta.

Çrregullimet e të ngrënit, veçanërisht anoreksia, ndikojnë në pjellori duke zvogëluar shanset tuaja për t’u ngjizur.

Shumica e grave me anoreksi nuk kanë cikle menstruale dhe afërsisht 50% e grave me buliminë poashtu luftojnë me çrregullim të ciklit.

Komplikimet e mëposhtme shoqërohen me çrregullime të të ngrënit gjatë shtatzënisë dhe manifestohen në:

lindje të parakohshme, peshë e ulët e lindjes, rritje e rrezikut të lindjes cezariane, vonimi i rritjes së fetusit, problemet e frymëmarrjes.

Mirëpo edhe gjendjet e tjera shëndetësore si diabeti gestacional, komplikimet gjatë lindjes, depresioni, aborti spontan dhe preeklampsia mund të jenë shkak nga roli negativ i crregullimeve të ngrënies.

Gratë me çrregullime të ngrënies kanë nivele më të larta të depresionit pas lindjes dhe ka më shumë të ngjarë të kenë probleme me ushqyerjen me gji.

Laksativët, diuretikët dhe ilaçet e tjera që merren mund të jenë të dëmshëm për foshnjën në zhvillim.

Është e mundur që ato mund të çojnë në anomali të fetusit, veçanërisht nëse ato përdoren rregullisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat