Sa duhet të hash që të mos shëndoshesh? Ta thotë dora jote

Shëndetësia

Sa duhet të hash që të mos shëndoshesh? Ta thotë dora jote

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Kjo është drama që ne përjetojmë kur vendosim që të nisim dietën: të dimë saktësisht se sa duhet që të hamë.

Nëse identifikimi i ushqimeve që na lejohet që të konsumojmë kur duam që të ngjajmë elegantë e të humbim në peshë është mjaft i lehtë për t’u zbuluar (perime me shumicë, shumë fruta, pak proteina dhe akoma më pak karbohidrate) ajo që i fut të gjithë në panik është sasia e porcioneve që duhet të përdorin.

Jo gjithmonë, njerëzit disponojnë një peshore për t’i peshuar piatancat dhe për të matur kështu sasinë e saktë të ushqimit që do të përdoret. Për më tepër që syri, ashtu si edhe uria e kanë të vështirë që të na mundësojnë që ne t’i bëjmë llogaritë ashtu siç duhet.

Por shpëtimi vjen nga një dietologe australiane, Alice Gibson, doktorante në universitetin e Sidneit, që ideoi dhe eksperimentoi një metodë matjeje me të vërtetë të lehtë, intuitive dhe mbi të gjitha të aplikueshme në çdo situatë.

Thjesht bëhet fjalë për të përdorur duart për të matur sasinë e ushqimit, e kështu, gjendet sasia e duhur për t’u konsumuar.

Saktësisht njësoj si edhe në shkollë, zgjidhja e problemit vjen duke aplikuar një formulë të thjeshtë për përkufizimin e vëllimit. Shumëzimi i lartësisë, gjatësisë dhe thellësisë të një pjatance në formë rrethore apo katrore, ose duke përdorur masën e perimetrit të gotës nëse bëhet fjalë për pak verë.

Në të tillë situatë, e dhëna që nxirret shumëzohet me densitetin e piatancës, duke marrë kështu peshën e saktë të asaj që ne sapo kemi gatuar apo blerë.

Dietologia Gibson ka dëshirë që të krijojë një aplikacion për ta bërë të menjëhershëm llogarinë duke futur përfundimin të matjes me gishta, në mënyrë, në mënyrë që çdokush të mund të ketë një përgjigje gati për tu përdorur se sa ushqim duhet ngrënë, kur ti po ndjek në dietë.

Një ëndërr? Kushedi, por ndërkohë janë bërë hapat e parë drejt realizmit të asaj që për shumë persona të kujdesshëm për linjat mund të jetë një ëndërr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat