Çrregullimet e të ngrënit: Si të njihni anoreksinë dhe buliminë

Shëndetësia

Çrregullimet e të ngrënit: Si të njihni anoreksinë dhe buliminë

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Termi “çrregullim i të ngrënit” është përdorur për të përshkruar një sëmundje serioze, që prek pjesën më të madhe të njerëzve dhe kryesisht femrat. Dy llojet kryesore të kësaj sëmundjeje janë:

-Anoreksia nervoze; dhe

-Bulimia nervoze.

Të dyja këto sëmundje kanë karakteristika të ngjashme, duke përfshirë një preokupim në peshë dhe në ushqim.

Anoreksia nervoze

Mendohet se anoreksi-a prek një në 100 adoleshentë. Është 20 herë më shumë i zakonshëm tek femrat sesa tek meshkujt.

Personat e prekur mund të humbin rreth një të gjashtën e masës së tyre trupore dhe shpesh, akoma edhe më shumë. Kjo ndodh sepse ato refuzojnë që të hanë shumë ushqim, pavarësisht faktit se ato ndihen të uritur.

Ata zakonisht kanë një përshtypje të gabuar për madhësinë e tyre të trupit, duke besuar se ato vetë janë të shëndoshë, kur për të tjerët nuk është e njëjta gjë. Ata kanë një frikë të madhe për t’u shëndoshur dhe mund të fillojnë të interesohen lidhur me udhëzime për dobësim, receta librash dhe informacione të tjera, në lidhje me ushqimin dhe të ushqyerit. Shpesh do të shpenzojnë shumë kohë për të përgatitur ushqimin e të tjerëve.

Shumica e njerëzve me anoreksi nervoze të rëndë, kufizojnë marrjen e ushqimeve, disa e bëjnë veten e tyre që të vjellin dhe stërviten shumë intensivisht.

 Bulimia nervoze

Bulimia zakonisht ndodh tek njerëzit e rritur dhe është më e zakonshme se anoreksia nervoze. Shumë njerëz me bulimi do të kenë pasur episode të mëparshme të anoreksisë.

Njerëzit me bulimi hanë në mënyrë të shfrenuar dhe konsumojnë sasi të mëdha të ushqimeve me kalori. Ato ndihen që janë jashtë kontrollit dhe përjetojnë një humbje të vetërespektit. Për ta kompensuar ata e bëjnë veten që të vjellin dhe/ose përdorin laksativë, për të hequr qafe peshën që ata mund të kenë fituar. Shpesh ata nuk janë nën peshë dhe problemi i tyre nuk është aq i qartë sa ai i njerëzve me anoreksi.

Çfarë e shkakton çrregullimin e të ngrënit?

Shumë faktorë mund të jenë përgjegjës për këtë sëmundje.

– Media dhe moda kanë tendencë për të portretizuar gratë e holla, si më tërheqëse dhe adoleshentët, natyrisht duan të ndjekin këto modele.

-Çështjet personale, siç janë problemet familjare, nevoja e adoleshentëve për të qenë të pavarur, presionet e larta, të gjitha këto mund të kontribuojnë.

– Ndonjëherë, zhbalancimet kimike dhe ndryshimet hormonale, që ndodhin në këtë fazë të jetës mund të kenë një ndikim.

Cilat janë efektet e çrregullimit të të ngrënit?

Anoreksia dhe bulimia mund të kenë pasoja serioze dhe madje edhe fatale. Ushqimi i papërshtatshëm, mund të shkaktojë probleme në pjesën më të madhe të trupit, duke përfshirë probleme të veshkave, dhimbje të muskujve, atak në zemër dhe madje edhe probleme të zorrëve.

Të vjellat e shpeshta të njerëzve me bulimi, mund të dëmtojnë fytin, gojën dhe stomaku-n. Shumë vajza me anoreksi, zbulojnë se periodat e tyre ndalojnë.

Përveç problemeve fizike, ato mund të kenë edhe ndryshime të personalitetit, përfshirë tërheqje nga shoqëria, depresion dhe ndryshim të humorit. Zhbalancimet kimike në trup mund të vështirësojnë të menduarit, me efekte të dukshme në punë apo në studim.

Si janë trajtuar çrregullimet e të ngrënit?

Në momentin që është diagnostikuar një çrregullim i të ngrënit, një llojshmëri trajtimesh janë të pranishme për të ndihmuar shërimin. Riushqyerja, për të rivendosur një gamë peshe normale për lartësinë dhe moshën, është një pjesë e rëndësishme e trajtimit për anoreksinë. Këshillimi psikologjik, këshillat dietike, medikamentet dhe madje edhe shkuarja në spital për rregullimin e kequshqyerjes, nganjëherë mund të jetë e nevojshme.

Ashtu si shumica e sëmundjeve, perspektiva për këto probleme është e mirë, kur është e njohur që në fillim. Nëse mendoni se ju ose dikush që ju njihni, është duke treguar shenja të një çrregullimi të të ngrënit, kërkoni ndihmë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat