Urthi, çfarë e shkakton dhe si mund ta kuroni

Shëndetësia

Urthi, çfarë e shkakton dhe si mund ta kuroni

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Urthi është një formë dispepsi ose mostretjeje.

Ajo shkaktohet nga refluksi i ezofagut. Urthi është simptoma kryesore e refluksit gastroezofageal dhe është përshkruar si një ndjenjë djegieje prapa gjoksit që zakonisht ngrihet drejt fytit. Urthi shpesh ndodh pas të ngrënit ose të shtrirës. Herë pas here mund të lërë gjithashtu një shije të hidhur apo të thartë në gojë, kur përmbajtja e acidit në stomak rritet. Urthi është një ndër simptomat më të zakonshme të tretjes.

Pjesa më e madhe e njerëzve do të përjetojnë urthin rastësisht. Kjo nuk përbën shkak për alarm. Nëse urthi ndodh shpesh ose ndërhyn në aktivitetet ditore, atëherë mjekët e quajnë këtë sëmundje të refluksit gastroezofageale (GERD ose GORD). Me kalimin e kohës GORD mund të çojë në komplikacione.

Çfarë e shkakton urthin?
Urthi zakonisht është shkaktuar nga një defekt në muskulin unazor që rrethon pjesën e poshtme të ezofagut, kur ajo bashkohet në stomak. Muskuli unazor duhet të jetë mënyra e vetme që lejon ushqimin që të kalojë poshtë në stomak, por nëse kjo nuk mbyllet siç duhet, atëherë përmbajtja e stomakut mund të shkojë mbrapa deri në ezofag.

Kur duhet të shkoni tek mjeku?
Nëse dhimbja është më shumë se e rastësishme, atëherë duhet të shkoni tek mjeku për të konfirmuar diagnozën. Ndonjëherë urthi ndodh gjatë shtatzënisë, por kjo zakonisht largohet pasi fëmija të lind. Urthi mund të jetë një ndjesi shumë e ngjashme me atë që njerëzit ndjejnë kur kanë një atak në zemër. Nëse keni ndonjë dyshim, merrni menjëherë ndihmë mjekësore.

Ndryshimet e jetesës
Nga ndryshimet e mëposhtme mund të përfitojnë pjesa më e madhe e njerëzve që kanë urth, edhe në rastin kur janë dhënë ilaçe me recetë për urthin.

•Humbni peshë nëse e keni të nevojshme. Nëse jeni mbipeshë, humbja e peshës mund të reduktojë urthin ose, në disa njerëz mund ta eleminojë;

•Shmangni ushqime me porcione të mëdha. Urthi zakonisht ndodh pas të ngrënit të porcioneve të mëdha, por nuk ndodh kur hani porcione të vogla;

•Të njohurit dhe të shmangurit e ushqimeve të djegura. Ushqimet që përkeqësojnë urthin ndryshojnë ndërmjet njerëzve, por shkaktarët e zakonshëm janë, ushqimet pikante, ushqimet me yndyrë, alkooli, domatet, lëngu i portokallit, kafeja dhe çokollata;

•Shmangni shtrirjen direkt pas të ngrënit;

•Lini duhanin;

•Ngrini kokën e krevatit. Kjo mund të ndihmojë njerëzit që kanë urth gjatë natës.

Ilaçe të caktuara, si ato të përdorura për depresionin dhe presionin e lartë të gjaku-t, mund të përkeqësojnë urthin. Disa ilaçe janë përdorur për të trajtuar artritin, i cili shkakton urthin si një efekt anësor. Pyesni mjekun nëse ndonjë nga ilaçet e zakonshme ka mundësi që të përkeqësojë urthin.
Nëse simptomat nuk përmirësohen pasi keni bërë ndryshimet e mësipërme, ilaçet efektive të urthit janë gjithashtu të pranishme. Megjithatë, është një ide e mirë për të ruajtur ndryshimet e jetesës.

Përdorimi me ndërprerje i ilaçeve
Nëse urthi ndodh rrallë dhe është i butë, ju mund të keni nevojë për të marrë ilaçe vetëm “ato të nevojshme” për të zbutur simptomat kur ata të shfaqen. Këto ilaçe janë në dispozicion në farmaci:

H2-antagonist
Gjithashtu të quajtur bllokuesit “H2“. Këto ilaçe reduktojnë sasinë e acidit që prodhohet në stomak. Këto kanë një efekt afatgjatë. Ato merren si tableta por jo më shumë se dy herë në ditë. Këto ilaçe janë supresorë të fuqishëm të prodhimit të acidit në stomak dhe reduktojnë prodhimin e acidit. Ato mund të përdoren për të trajtuar simptomat e buta dhe të përhershme të GORD. Këto janë të pranishme në farmaci. Këto përdoren për të kontrolluar simptomat në një kohë të shkurtër.

Përdorimi i rregullt ose afatgjatë i ilaçeve
Nëse simptomat e urthit ndodhin dy herë ose më shumë në javë, ose simptomat janë duke përkeqësuar kualitetin e jetës, shkoni tek mjeku. Mjeku do të jetë në gjendje për t’ju dhënë ilaçe për të ndaluar prodhimin e acidit në stomak.

Inhibitori i pompës protenike
Inhibitori i pompës protenike mund të merret për një afat të gjatë, dhe është shumë efektiv në pjesën më të madhe të njerëzve që kanë probleme me urthin. Shembujt përfshijnë omeprazole (p.sh. Losec), esomeprazole (p.sh. Nexium), rabeprazole (p.sh. Pariet), pantoprazole (p.sh. Somac) dhe lansoprazole (p.sh. Zoton). Mjeku mund t’jua japë për një periudhë prej 4 deri në 8 javë për të parë nëse simptomat tuaja përmirësohen. Megjithatë, nëse simptomat tuaja nuk duken si tipike për urth, ose nëse simptomat nuk përmirësohen me ilaçe, mjeku mund t’ju sugjerojë teste siç është endoskopia për të investiguar më tej shkaqet e dhimbjes. Megjithatë, shumë njerëz zbulojnë se simptomat e tyre rikthehen kur ato ndalojnë së marri ilaçet dhe se marrja e përditshme e ilaçeve për mposhtjen e urthit është e vetmja mënyrë për të kontrolluar urthin në mënyrë efektive. Ilaçet e vazhdueshme me inibitorin e pompës protenike përmirësojnë simptomat plotësisht ose pothuajse plotësisht.

H2-antagonist
Pas një trajtimi fillestar me inhibitorin e pompës protenike, mjeku do t’ju japë terapinë me H2-antagonist për të kontrolluar urthin. Shembujt përfshijnë famotidine (p.sh. Pepcidine), nizatidine (p.sh. Tazac) dhe ranitidine (p.sh. Zantac). Flisni me mjekun për trajtimin e përshtatshëm.

Trajtimet kirurgjikale
Herë pas here mund të kryhet operacioni, i cili synon për të “shtrënguar” kryqëzimin midis stomakut dhe ezofagut dhe për të zvogëluar sasinë e acidit që hyn në ezofag. Kjo lloj kirurgjie është e rezervuar në përgjithësi për njerëzit të cilët ende kanë urth të rëndë, ose për ata që nuk duan të marrin ilaçe afatgjata.

Këshillat që mund të ndihmojnë
•Mundohuni të shmangni të shtrirën pas të ngrënit për të ndaluar që ushqimi të kthehet përsëri në gojë;
•Shmangni ushqimet që i doni e që i shkaktojnë probleme stomakut. Ushqimet me yndyra ose ushqimet pikante, kafeja, çokollata, pijet e gazuara dhe alkooli mund të shkaktojnë mostretjen;
•Diskutoni me mjekun për ndonjë ilaç që jeni duke marrë, që mund të përkeqësojë refluksin. Shembujt përfshijnë aspirinën, ilaçet e tjera josteroidale anti-inflamatore (IJSAI) dhe disa ilaçe të përdorura për osteoporozë-n;
•Shmangni veshjen e rrobave të ngushta;
•Lini duhanin;
•Humbni peshë nëse jeni mbipeshë ose obez;
•Flini me kokën e ngritur 10-20 centimetra;
•Flisni me mjekun nëse merrni ndonjë nga ilaçet e përdorura për sëmundjen e refluksit gastroezofageal.

Urthi, zgjidhja vjen nga ushqimi

I përdorni shpesh erëzat kur gatuani në kuzhinë, tani përdorini për të qetësuar urthin.
1. Shijoni një pjatë të gatuar me shafran indie (turmerik); ajo do të nxi, së prodhimin e lëngjeve tretës të stomakut, duke ndihmuar tretjen e ushqimit dhe parandalimin e formimit të acidit.
2. Studime të reja tregojnë se, ata që vuajnë nga problemet me tretjen e që marrin ekstraktet e bimës, kanë mundësi të përmirësojnë deri në 15% simptoma të tilla, si: fryrje e gazra në stomak, “ngopje e shpejtë” ose humbje e oreksit sapo keni ngrënë 2-3 kafshatat e para. Ndërkohë që, 86% e personave që konsumojnë ekstrakt të angjinares e quajnë qetësimin e simptomave një “kënaqësi”.
3. Francezët e nisin vaktin me një aperitiv që nxit oreksin, sepse ajo përmban lëndë me shije të hidhur që nxisin gjëndrat e pështymës dhe stomakun e duke i dhënë njëkohësisht sinjal edhe trurit për të vënë në lëvizje gjithë sistemin tretës. Gati gjithë bimët me shije të hidhur sigurojnë të njëjtin efekt. Të tilla bimë mund të përmenden: gentiana (agnushe, sanëz), luleradhiqe, gjedhe rrepe…

Ja disa këshilla si t’i përdorni ato në ndihmë të tretjes:

•Filloni vaktin me një sallatë me gjethe roka e limon.

•15-20 minuta para se të hani vaktin, pini ½ filxhani çaj gentiana. Ky çaj të përgatitet në këtë mënyrë: a lugë çaj me rrënjë të grirë të bimës gentiana në 1 filxhan ujë të nxehtë.

•Nëse hani tepër, pini një aperitiv. Treteni atë në një gotë me ujë dhe pijeni. Shija e hidhur do të nxisë tretjen dhe pas gjysmë ore do të ndiheni shumë më mirë sesa me bark të fryrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat