Shkaktarët e gazit vaginal para ciklit menstrual

Shëndetësia

Shkaktarët e gazit vaginal para ciklit menstrual

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 11:39
Ilustrim

Sindroma premenstruale (PMS) është një gjendje e zakonshme që shumë gra e përjetojnë para menstruacioneve. Mund të shkaktojë ndryshime fizike dhe emocionale.

Ndërsa ekzistojnë një numër simptomash emocionale dhe fizike të PMS, çështjet gastrointestinale janë gjithashtu mjaft të zakonshme.

Çështjet gastrointestinale që përjetohen ditët para ciklit menstrual dhe nganjëherë gjatë dhe pas, janë të ngjashme me simptomat e sindromës së zorrës së irrituar.

Kjo përfshin:

Ngërçe barku

Diarre ose kapsllëk dhe

Gaz i tepërt.

Çfarë e shkakton gazin para periudhës tuaj?

Për disa gra, luahtja e hormoneve estrogjenit dhe progesteronit mund të shkaktojnë fryerje të barkut dhe gaz përpara dhe gjatë periudhave të tyre.

Rritja e nivelit të estrogjenit në ditët që çojnë në periudhën tuaj ndikojnë në receptorët e estrogjenit në stomakun tuaj dhe në zorrë.

Këto nivele më të larta të estrogjenit mund të shkaktojnë:

Fryerje

Kapsllëk dhe

Gaz në traktin e zorrëve.

Estrogjeni dhe progesteroni gjithashtu mund të ndikojnë në mbajtjen e lëngjeve. Kur niveli i estrogjenit rritet dhe niveli i progesteronit bie gratë kanë tendencë të mbajnë më shumë ujë sesa zakonisht. Kjo zakonisht rezulton në fryrje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat