Ndryshimi mes infarktit dhe arrestit kardiak

Shëndetësia

Ndryshimi mes infarktit dhe arrestit kardiak

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Përdoren si sinonime të njëra tjetrës, por arresti kardiak dhe infarkti i zemrës janë dy gjëra krejt të ndryshme. Fillimisht duhet të dini se infarkti është një problem i qarkullimit të gjakut, ndërsa arresti kardiak është një problem elektrik.

Kur dikush pëson një infarkt në zemër, qarkullimi i gjakut në zemër pengohet fizikisht nga një arterie e ngushtë apo nga një arterie e bllokuar.

Sa më shumë të zgjasë infarkti, aq më të mëdha janë pasojat. Kjo për shkak se kur muskuli i zemrës mbetet pa gjak dhe oksigjen, indet fillojnë të vdesin.

Ndërsa në rastin e arrestit kardiak nuk ka bllokim të qarkullimit. Një keq funksionim elektrik i trupit e bën zemrën të ndalojë së rrahuri. Kjo bën që trupi të mos furnizohet më me gjak në asnjë pjesë të tij.

Të dyja rastet kanë simptoma të ndryshme.

Njerëzit në arrest kardiak humbin ndjenjat dhe nuk kanë puls. Është shumë serioze pasi arresti kardiak mund të sjellë më të keqen brenda pak minutash.

Infarkti i zemrës nuk të jep të fiktë dhe nuk ta ndalon pulsin, por shkakton dhembje gjoksi, krahësh dhe nofullash.

Gjithashtu, infarkti të jep vështirësi në frymëmarrje, djersë të ftohta, të përziera, si edhe këputje, veçanërisht tek gratë. Simptomat e infarktit mund të nisin orë, ditë dhe madje javë përpara se të bjerë infarkti, duke ju dhënë më shumë kohë për të kërkuar ndihmën e mjekut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat