A do të ftoheni nëse dilni jashtë gjatë dimrit?

Shëndetësia

A do të ftoheni nëse dilni jashtë gjatë dimrit?

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

A është e vërtetë apo mit? Ne do e shpjegojmë për ju.

Të gjithë e kemi dëgjuar, “Mos dil në të ftohtë, do të ftohesh”, shkruan “Good”. Por a është e vërtetë?

Epo jo saktësisht. Si me shumë gjëra të tjera, realiteti është pak më i kompiluar.

I ftohti nuk është arsyeja pse ftoheni. Por është e vërtetë që moti i ftohtë e bënë më të lehtë të sëmureni.

Është akoma shumë herët për të ditur se si e ndikon i ftohti Covid-19, por shkencëtarët kanë filluar të kuptojnë se ky virus reagon nda të ftohtit më ndryshe nga viruset dhe gripat e tjera.

Shumë viruse, duke përfshirë rhinovirus, që është shkaktari i ftohjes së zakonshme, qëndrojnë infektuese për më gjatë dhe shumohen më shpejtë në temperatura të ftohta.

Kjo është pse të gjithë sëmuren më lehtë gjatë dimrit. Veshja e një xhakete të trashë nuk do të luaj ndonjë rol në këtë fushë.

Moti i ftohtë do të ndryshoj membranën e jashtme të virusit, duke e bërë atë më të fuqishme. Kjo e bënë qëndrueshmërinë më të madhe dhe transmetimin më të lehtë.

Nuk është vetëm temperatura që e bënë dallimin, edhe ajri i thatë ndikon që viruset të përhapen më të lehtë dhe rrinë infektuese për më gjatë.

Mënyra se si reagon edhe imuniteti juaj ndaj virusit është i rëndësishëm. Thithja e ajrit të ftohtë ndikon në mënyrën se si reagon imuniteti ndaj infeksioneve, prandaj mbajtja e një shalli mbi hundë dhe gojë do të ndihmoj.

Mungesa e rrezeve të diellit gjithashtu është problem i madh sepse mungesa e vitaminës D e bënë trupin më të dobët ndaj infeksioneve.

Për tu mbrojtur nga viruset sezonale dhe ftohja, ja çfarë mund të bëni.

Lani duart shpesh.

Mos prekni fytyrën, gjë që njerëzit  bëjnë 8-23 herë në orë.

Pini shumë ujë, të paktën 8 gota në ditë.

Hani ushqime të shëndetshme.

Rrini aktiv fizikisht gjatë gjithë kohës.

Pastroni sipërfaqet e forta në shtëpi vazhdimisht.

Merrni vaksinën kundër gripit.

Dhe diçka që vlen për këtë vit, merrni vaksinën anti-covid kur të vij radha juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat