Studiuesit e shohin koronavirusin si një lajm të keq për trurin

Shëndetësia

Studiuesit e shohin koronavirusin si një lajm të keq për trurin

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 07:37
Ilustrim

Gjithnjë e më shumë prova po dalin se njerëzit me Covid-19 vuajnë ng të tilla si 'mjegulla' e trurit dhe lodhja. Dhe studiuesit po zbulojnë pse ndodh kjo?

Virusi SARS-CoV-2, si shumë viruse para tij, është si një lajm i keq për trurin. Në një studim të botuar më 16 dhjetor në Nature Neuroscience, studiuesit zbuluan që Covid-19 mund të hyjë në tru. Proteina spike, e quajtur shpesh proteina S1 zakonisht vetë shkaktojnë dëme pasi ato shkëputen nga virusi dhe shkaktojnë inflamacion.

Në qarqet shkencore, inflamacioni intensiv i shkaktuar nga infeksioni Covid-19 quhet stuhi citokine. Sistemi imunitar, me të marë virusin dhe proteinat e tij, reagon për ta vrarë atë. Personit të infektuar i mbetet mjegulla e trurit, lodhja dhe çështje të tjera konjitive.

Studimi mund të shpjegojë shumë për ndërlikimet nga Covid-19.

"Ne e dimë që kur jemi infektuar me Covid kemi probleme me frymëmarrjen dhe kjo sepse ka infeksion në mushkëri, por një shpjegim shtesë është se virusi hyn në qendrat e frymëmarrjes të trurit dhe shkakton probleme edhe atje."-tha autori William A. Banks.

Banks tha që proteina S1 në SARS-CoV2 dhe proteina gp 120 në HIV-1 funksionojnë në mënyrë të ngjashme.

Ato janë glikoproteina, proteina që kanë shumë sheqerna, shenja dalluese të proteinave që lidhen me receptorët e tjerë. Të dyja këto proteina funksionojnë si krahë dhe duar për viruset e tyre duke kapur receptorë, kalojnë barrierën gjak-tru dhe S1, si gp 120, si dhe ka të ngjarë të jetë toksike për indet e trurit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat