Bomba e gjelbër për shkrirjen e shtresave dhjamore para festave

Shëndetësia

Bomba e gjelbër për shkrirjen e shtresave dhjamore para festave

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 15:51
Foto Ilustrim

Pija e lëngshme e gjelbër, nga perimet, është ideale për këtë kohë, por do të ishte mirë të vazhdoni ta pini edhe pas festave, kur dëshironi të hiqni krejt ato që i keni "fituar". Sezoni festave është afër, gjithnjë po afrohen, kështu që do të ishte mirë të gjeni pak hapësirë në stomak për të gjitha ato ëmbëlsira që do t'i konsumoni për Natën e Vitit të Ri. Në blender hidhni një banane të ngrirë, të paprerë, një lugë xhenxhefil të bluar, dy lugë fara të bluara të lirit, një lugë boronica të ftohta, gjysmë gotë spinaq dhe pak akull.

Të gjitha këto i përzieni me blender dhe e pini për çdo mëngjes në lukth të zbrazët. Hulumtimet kanë treguar se shumica e atyre personave që e kanë provuar këtë eliksir kanë humbur rreth dy kilogramë, shumica nga hapësira rreth stomakut. Është i shijshëm dhe efikas, dhe është shumë i shëndetshëm. Bananet janë të pasura me kalium, antioksidues dhe fibra, kështu që përmirësojnë tretjen dhe eliminojnë helmet, derisa xhenxhefili forcon imunitetin, përshpejton metabolizmin dhe pakëson oreksin. Farat e lirit janë të rëndësishme për fibra, boronicat njihen si antioksidues, e spinaqi është i pasur me magnez dhe ndikon mirë në sistemin nervor dhe disponim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat