Maskat bllokojnë 99.9 % të pikave të mëdha të lidhura me Covid-19

Shëndetësia

Maskat bllokojnë 99.9 % të pikave të mëdha të lidhura me Covid-19

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 13:49
Foto ilustrim

Maskat e fytyrës zvogëlojnë deri në 99,9% rrezikun e përhapjes së pikave të mëdha të lidhura me COVID-19, kur flasim ose kollitemi, sipas një eksperimenti të ri laboratorik, përfundimet e të cilit u raportuan në revistën “Royal Society Open Science”.

“Një grua që qëndron dy metra nga një person pa maskë, i cili kollitet, do të ekspozohet 10 000 herë më shumë ndaj pikave të tilla, sesa kur personi do të kishte vënë një maskë”, thanë realizuesit e eksperimentit.

“Nuk ka dyshim se maskat e fytyrës mund të zvogëlojnë në mënyrë dramatike shpërndarjen e pikave potencialisht të mbushura me virus”, theksoi autori kryesor, Ignazio Maria Viola, një ekspert në Dinamikën e Aplikuar të Lëngjeve në Shkollën e Inxhinierisë të Universitetit të Edinburgut.

Pikat e mëdha të frymëmarrjes, si postilion, që veprojnë si predha përpara se të tërhiqen nga graviteti i tokës, besohet të jenë drejtuesi kryesor i transmetimit të SARS-CoV-2

Pikat më të vogla, më të imëta, të cilat formojnë aerosole, mund të qëndrojnë pezull në ajër për periudha më të gjata kohore dhe paraqesin një rrezik, veçanërisht në ambiente të mbyllura, në zona të ajrosura dobët, veçanërisht nëse ato janë të mbushur me persona pa maskë ose që e mbajnë atë keq, poshtë hundës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat