Diarreja, a mund të jetë një shenjë e shtatzënisë së hershme? – Ja cila është e vërteta

Shëndetësia

Diarreja, a mund të jetë një shenjë e shtatzënisë së hershme? – Ja cila është e vërteta

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:51
Ilustrim

Shumë gra përjetojnë diarre gjatë shtatzënisë së hershme, mirëpo a është një simptomë e fillimit të shtatzënisë?

Është e vërtetë që disa gra përjetojnë diarre në shtatzëninë e hershme, por ky nuk është një tregues i mirë i shtatzënisë shkruan Parenting.FirstCry.

Kjo për shkak se diarreja mund të shkaktohet për shkaqe të ndryshme, shumë prej të cilave nuk kanë asnjë lidhje me ju që jeni shtatzënë.

A duhet të shqetësoheni?

Fillimi i diarresë pas një periudhe të humbur nuk ka nevojë të jetë një arsye për shqetësim. Siç u përmend, gratë shtatzëna mund të pësojnë diarre, por nuk është një tregues i sigurt i shtatzënisë. Nëse vëreni që simptomat tuaja të diarresë nuk janë afatgjata, nuk keni asgjë për t’u shqetësuar.

Sidoqoftë, nëse përballeni me simptoma të tjera si gjak në jashtëqitje, një temperaturë e lartë dhe nauze, së bashku me diarrenë, është mirë që të konsultoheni mjekun tuaj për të përjashtuar ndonjë shqetësim serioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat