Çfarë duhet të bëni kur ju ngec hala në fyt, ja 3 mënyra si t'i shpëtoni mbytjes në mënyrë natyrale

Shëndetësia

Çfarë duhet të bëni kur ju ngec hala në fyt, ja 3 mënyra si t'i shpëtoni mbytjes në mënyrë natyrale

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 15:19
Foto Ilustrim

Asgjë nuk shijon më shumë sesa një tave peshku buzë detit, deri në momentin kur një halë të kalon keq në fyt ! Ndonëse shumica e halave të peshkut janë të imta , ato të mëdhatë mund të jenë problematike dhe nëse nuk tregoni kujdes gjatë pastimit të peshkut mund të mbyteni.

Të gjithëve na ka ndodhur një gjë e ngjashme dhe të alarmuar nuk kemi ditur ç’të bëjmë, ndaj duke njohur këtë shqetësim do t’ju tregojmë ndihmën e parë në kësi rastesh.

Kujdes: Asnjëherë mos përdorni një vegël ose një objekt tjetër të për të të zhvendosur halën. Këtë gjë mund ta bëjë vetëm një specialist

1. Kollituni

Gjëja e parë që ju do të bëni instiktivisht është kollitja. Presioni i ajrit gjatë kollitjes do të spostojë halën nga fyti por nëse një gjë e tillë nuk ndodh provoni të hani tul buke.

2.Merrni tulin e një fete buke dhe futeni të gjithin në gojë pa e copëtuar. Buka mund ta zhvendosë halën ndërsa ju gëlltiteni.

3. Provoni vajin e ullirit

Vaji i ullirit është një lubrifikant i shkëlqyer! Vajratnuk shpërnbëhen shpejt ndaj funksionon më mirë se uji ose qumështi. Vajrat janë më të rënda se lëngjet e tjera kështu që nëse hala është e vogël mund të zhvendoset lehtësisht.

Nëse keni një dhimbje të fytit ose simptoma të tjera duhet të vizitoheni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat