Vajza bëni kujdes! Kush ka bërë fillera në fytyrë efekte anësore nga vaksina anti-COVID të Modernas

Shëndetësia

Vajza bëni kujdes! Kush ka bërë fillera në fytyrë efekte anësore nga vaksina anti-COVID të Modernas

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 16:01
Foto Ilustrim

Vaksina amerikane e prodhuar nga kompania Moderna është mjaft efikase për të parandaluar coronavirusin Covid 19, por vajza bëni kujdes.

Nëse keni kryer ndonjë operacion me fillera për të fryrë buzët ose pjesë të tjera të fytyrës, kjo vaksina konsiderohet e rrezikshme.

Në këtë përfundim ka arritur një komision i agjencisë amerikane FDA duke theksuar se vaksina e Modernas mund të rrezikojë fytyrën e yjeve të ekranit.

Një dermatolog me qendër në Kaliforni tha se reagimi ishte imunologjik.

“Kështu që ka kuptim që ju do të shihni një përgjigje imune në zona të caktuara ku ata shohin ndonjë substancë që nuk është një substancë që ndodh natyrshëm në trupin tuaj”.

Kjo do të thotë se yje të famshëm duke përfshirë personalitetet e televizionit britanik Chloe Ferry dhe Lauren Goodger apo amerikanen Kylie Jenner të cilat janë të mbushura me fillera mund të përballen me efekte anësore kur të jetë radha e tyre për të bërë vaksinën.

Pacientët që morën vaksinën Moderna, e cila u miratua nga rregullatorët të Premten e kaluar, të gjithë kishin ënjtje në zonën ku ishte vendosur mbushësi. Dy pacientë kishin vendosur fillera në fytyrë gjashtë muaj para vaksinës së tyre dhe njëri kishte bërë buzët dy ditë pas vaksinës. Të dy pacientët patën reaksione duke i detyruar që të shkojnë në spital për të zgjidhur problemin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat