Matja e presionit të gjakut është më i sigurtë kur matet në të dy krahët, tregon studimi

Shëndetësia

Matja e presionit të gjakut është më i sigurtë kur matet në të dy krahët, tregon studimi

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:43
Ilustrim

Studimet e fundit kanë bërë të ditur se leximi i presionit të gjakut është mirë që të realizohet në të dy krahët.

Hulumtimi ka siguruar disa prova që tregojnë se një ndryshim në leximin e presionit të gjakut lidhet me nje rrezik më të madh të sulmeve në zemër, goditjes në tru dhe vdekjes shkruan SkyNews.

Shkencëtarët në Universitetin e Exeter bashkuan 24 studime globale mbi presionin e gjakut të 54,000 pjesëmarrësve nga Evropa, SHBA, Afrika dhe Azia.

“Aktualisht, udhëzimet ndërkombëtare të presionit të gjakut këshillojnë profesionistët e shëndetit të masin presionin e gjakut në të dy krahët kur vlerësojnë rrezikun kardiovaskular”, paralajmëron ekipi i Exeter.

Në anën tjetër, autori kryesor i studimit, Dr.Chris Clark, ka thënë se matja e tensionit në njërin krah pastaj në  tjetrin është mirë që të bëhët pas një gjysmë ore, në rastin më të mirë.

“Hulumtimi tregon se pak kohë shtesë për të matur presionin e gjakut mund të shpëtojë jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat