Vetitë shëruese të mollëve të gjelbra

Shëndetësia

Vetitë shëruese të mollëve të gjelbra

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 07:06
Ilustrim

Me siguri keni dëgjuar për thënien se “një mollë në ditë, mjekut nuk ia sheh sytë”. Kjo vlen edhe për mollët e gjelbra, që kanë cilësi të lartë, janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe fibra, trasmeton gazeta Kosova Sot

TË PASURA ME ANTIOKSIDUES

Mollët e gjelbra janë një nga burimet kryesore me flavonoide dhe vitamina C. Flavonoidet dhe vitamina C veprojnë si antioksidues, duke parandaluar efektin e dëmshëm të radikaleve të lira.

PËR HUMBJE NË PESHË

Duke konsumuar një mollë të gjelbër në stomak të thatë, ndihmon njerëzit që tentojnë të humbin në peshë. Pasi që posedojnë pak kalori, vetëm 80 kalori, si dhe përmbajtje të lartë me fibra, mund ta mposhtni urinë që ju kap në mëngjes. Është mirë të konsumoni një mollë të gjelbër porsa jeni zgjuar në mëngjes, në mënyrë që metabolizmi të fillojë punën derisa i kryeni punët e tjera dhe përgatiteni për kafjall.

PËR DHËMBË TË SHËNDETSHËM

Është normale se mund të harroni pastrimin e dhëmbëve pas një nate të çmendur jashtë. Kur kjo të ketë ndodhur, mund të hani një mollë të gjelbër në stomak të thatë dhe t’i shijoni vetitë shëruese edhe të lëvores së saj, pasi janë të pasura me shumë fibra, që stimulon prodhimin e pështymës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat