Kujdes: Nëse ju mungon ky mineral, mund të prekeni nga sëmundjet malinje

Shëndetësia

Kujdes: Nëse ju mungon ky mineral, mund të prekeni nga sëmundjet malinje

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Kini kujdes që të konsumoni artikuj të caktuar të pasur me këtë mineral, përndryshe mungesa e tij është shumë e dëmshme për organizmin në përgjithësi. Zinku është shumë i rëndësishëm për funksionimin në tërësi të organizmit. Edhe pse në trup kemi nevojë për sasi jo aq të madhe, vetëm disa gramë, duhet pasur kujdes që sasia e tij të jetë e mjaftueshme.

RËNDËSIA E ZINKUT

Zinku në organizëm përmirëson krijimin e rruazave të bardha të gjakut në palcën kurrizore dhe qelbëzimin e të ashtuquajturave T-limfocitet, që janë shumë të rëndësishme në mbrojtjen e organizmit nga shumë embrione patogjene. Po ashtu, zinku parandalon inflamacionet dhe viruset. Njerëzve që kanë mungesë të këtij minerali janë më të prirë për t'u prekur nga sëmundjet malinje, sepse zinku posedon substanca antioksiduese që në mënyrë parandaluese ndikojnë te kanceri.

SIMPTOMAT E MUNGESËS SË ZINKUT

Mungesa e zinkut shkakton shfaqjen e njollave të bardha në thonj, jeni të prirë për t'u ftohur shpesh, lëkurë të ashpër dhe të tharë. Po ashtu mundet të shkaktojë dobësim të oreksit, humbje në peshë në mënyrë të shpejtë, shërim të vështirë të plagëve, akne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat