Ja sesi t’i trajtoni hemorroidet gjatë periudhës së shtatzënisë

Shëndetësia

Ja sesi t’i trajtoni hemorroidet gjatë periudhës së shtatzënisë

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 21:03
Ilustrim

Hemorroidet janë venat e fryra brenda rektumit tuaj ose në lëkurën që rrethon anusin tuaj.

Ato janë të pranishme si gjatë dhe pas shtatzënisë, për arsyje se foshnja bën presion në zonën brenda rektumit tuaj shkruan Healthline.

Hemorroidet, në shumë raste, shfaqin parehati tek shtatzënat dhe ato mund të trajtohen më anë të disa mënyrave:

Shtoni fibra në dietën tuaj. Fibrat ndihmojnë për të zbutur jashtëqitjen tuaj.

Pini shumë ujë. Të qëndroni të hidratuar gjithashtu ndihmon në parandalimin e kapsllëkut.

Mbajeni të pastër zonën tuaj anale. Mbajtja e pastër e zonës anale do t’ju ndihmoj në parandalimin e çdo acarimi shtesë që mund të marrë në rrugën e procesit të shërimit.

Konsumoni ilaçet adekuate. Nëse jeni shtatzënë, bisedoni me mjekun tuaj përpara se të përdorni ndonjë trajtim të ri pa recetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat