Të frikësohesh nga njerëzit e familjes, çfarë është sindroma 'Capgras'?

Shëndetësia

Të frikësohesh nga njerëzit e familjes, çfarë është sindroma 'Capgras'?

Më: 3 janar 2021 Në ora: 19:27
Capgras

Çfarë ndodh kur një person nuk i njeh anëtarët e familjes së tij, apo akoma më keq kur i duken ata si mashtrues? Në psikiatri njihet si Sindroma Capgras, shpesh e lidhur me kushte të tjera neurologjike. Në të kaluarën konsiderohej një patologji vetëm për gratë, që i atribuohej histerisë së grave, sot ajo është pjesë e sëmundjeve psikiatrike të përshkruara në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore, shkurt DSM-5.

Sindroma Capgras është një patologji psikiatrike që e ka marrë emrin nga mjeku francez Josef Capgras, i cili më 1923-shin e përshkroi për herë të parë këtë gjendje si “iluzione des sosies”, "iluzion i dyfishtë". Në realitet, nuk është rreptësisht një iluzion, por besimi i vërtetë se njerëzit e afërt, të tillë si një bashkëshort, fëmijë ose miq, janë zëvendësuar dhe që në vend të tyre ka mashtrues.

Shkaqet e Sindromës Capgras ende nuk janë plotësisht të qarta sot. Disa shkaqe nxitëse mund të jenë sëmundje degjenerative, të tilla si Alzheimer, por edhe trauma në kokë dhe çrregullime cerebrovaskulare.

Si trajtohet Sindroma Capgras?

Në prani të simptomave ose manifestimeve të dyshimta, duhet menjëherë të konsultohen me një psikolog ose psikiatër, në mënyrë që ai të diagnostikojë problemin menjëherë.

Trajtimet zakonisht përbëhen nga ilaçe të kombinuara me seanca psikoterapie. Trajtimi i ilaçeve mund të përbëhet nga antipsikotikë, të cilët trajtojnë simptoma psikotike, përfshirë iluzione. 

Më poshtë është historia e një gruaje që nuk njeh vajzën e saj:

Historia e Mary-së që nuk e njeh vajzën e saj

Mary, një grua 40-vjeçare kishte deklaruar në mënyrë të përsëritur se vajza e saj 9-vjeçare, Sarah, ishte marrë nga shërbimet sociale dhe ishte zëvendësuar nga një tjetër. Kjo nuk është sjellja e vetme që alarmoi psikiatrit dhe njerëzit që e njihnin Mary-në. Në fakt, ajo shpesh refuzonte ta merrte Sarah nga shkolla dhe kërkonte që vajza t`i sillte asaj fëmijën e vërtetë.

Po kështu, ajo shpesh thoshte se kishte lindur binjakë, por që njërën prej tyre ia kishin marrë menjëherë dhe nuk e kishin deklaruar që në lindje. Përkundër disa përpjekjeve për trajtim dhe mjekim, Mary nuk ishte në gjendje të përmirësohej, duke vazhduar të tregonte se besonte se Sarah ishte zëvendësuar. Sarah iu dorëzua intitucioneve, pasi nëna e saj nuk ishte në gjendje të kujdesej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat