Mos u lodhni me vitaminën C, nuk iu forcon imunitetin – Ekspertët flasin për forcuesit e vërtetë të imunitetit

Shëndetësia

Mos u lodhni me vitaminën C, nuk iu forcon imunitetin – Ekspertët flasin për forcuesit e vërtetë të imunitetit

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:31
Foto Ilustrim

Forcuesit e imunitetit që funksionojnë vërtetë, ja çfarë thonë ekspertët që do iu mbrojë nga viruset.

Të gjithë kemi filluar të kujdesemi për shëndetin tonë shumë më shumë se më parë që kur filloi pandemia

Kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme të forcojmë imunitetin tonë. Kemi përdorur suplemente, ushtrime, ushqime  dieta që të na ndihmojnë, por sa efektive janë ato me të vërtetë

Doktori Ronx Ikharia, ka vendosur të shpjegoj për të gjithë se çfarë ka me të vërtetë efekt për të iu rritur imunitetin.

Suplimentet që rrisin imunitetin

A funksionojnë? Po, disa prej tyre.

Njerëzit shpenzojnë me miliarda dollarë çdo vit në suplemente që në të vërtetë mund të mos jenë duke ofruar asgjë për trupin.

Suplementet që përmbajnë manaferra ose hudhër, kanë një efekt shumë të dobët. Pra, ato nuk do e përmirësojnë imunitetin tuaj apo shëndetin, por mund të kenë efekt më të mirë në ushqim.

Ekinacea, është një lloj lule qe ka treguar të ketë shumë efekt kundër viruseve, por nuk bënë mrekullia. Mund të parandaloj gripin, ftohjen dhe disa viruse të lehta, por jo më shumë.

Suplementet me ekinacea kanë shumë pak të ekinacesë, prandaj më mirë është të përdorni atë në formë natyrale

Suplementet me vitamina nuk kanë fare efekt. Ato thjeshtë kalojnë nëpër sistemin e tretjes dhe asgjë nuk shkon në trupin tuaj.

Zinku ka efekt, sepse shtynë qelizat e imunitetit të prodhohen më në sasi. Mund të gjendet në djathë, mish dhe shumë fara.

Vitamina B i ndihmon qelizave të imunitetit të prodhojnë energji dhe gjendet në spinaq, mish, qumësht dhe djathë.

Vitamina D duhet të përdoret vetëm gjatë dimrit kur ju nuk keni mjaftueshëm rreze dielli. Kurse vitamina C duhet të merret vetëm në formë natyrale që të ketë efekt, por edhe atëherë, nuk ka kushedi çfarë efekti.

Dushi i ftohtë

A funksionon? Ndoshta.

Me sa duket stresi i shkurtër ka efekt të mirë mbi trupin, edhe pse periudhat e gjata kur jeni i stresuar iu bëjnë dëm. Kur trupi ndihet le të themi, “i rrezikuar”, ai do të filloj një reagim stresi, i cili do të rris numrin e qelizave të bardha të gjakut në trupin tuaj për 10%

Në këtë rast, imuniteti juaj do të forcohet. Ky reagim stresi ndodh edhe kur ju bëni dush të ftohtë, prandaj pas çdo dushi, për rreth 30 sekonda qëndroni në ujë të ftohtë.

Dieta e shëndetshme për zorrët dhe ushtrimet e rregullta

A funksion? Po.

Dieta me shumë mish, yndyrë, sheqer dhe alkool do të çrregullojnë balansin e baktereve në zorrët tuaja, që do të thotë edhe imuniteti bie.

Ushqimet me fibra, si perimet, drithërat, fasulet etj, do të përmirësojnë tretjen.

Gjithashtu ushtroni për rreth 30 minuta të paktën pesë herë në javë, imuniteti do të ketë një përmirësim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat