Çaji i livandës, për gjumë të qetë

Shëndetësia

Çaji i livandës, për gjumë të qetë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 20:54
Foto ilustrim

Livanda është një nga bimët më të kërkuara në botë për aromën e saj karakteristike.

Kjo lule me ngjyrën e saj të veçantë lejla, konsiderohet gjithashtu si një bimë mjekësore.

Një nga vetitë e saj është qetësimi i trupit, ndaj dhe e bën çajin e livandës pijen perfekte para gjumit.

Gjithçka lidhet me vetinë e kësaj bime për të qetësuar muskujt dhe sistemin nervor.

Sipas të dhënave më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 70 milionë njerëz vuajnë nga një problem që lidhet me gjumin.

Pagjumësia sigurisht që sjell pasoja të rënda në organizëm duke shkaktuar edhe sëmundje më të rënda.

Konsumimi i çajit të livandës para gjumit e ndihmon trupin të qetësohet dhe kështu ju bëni gjumë të qetë.

Livanda nxit prodhimin e dopaminës dhe redukton hormonin e stresit që njihet si kortizol.

Receta e përgatitjes së çajit klasik me livandë

Përbërësit

3 gota ujë

2 lugë çaji me lule livande të freskët ose të thatë

Përgatitja

Hidhni ujin në një ibrik dhe lëreni të ziejë.

Sapo të shihni bulëza që formohen në sipërfaqen e ujit largojeni atë nga zjarri.

Vendosni lulet e livandës në një filtër çaji dhe futeni në një filxhan.

Shtoni aty ujin e valuar dhe lëreni 8-10 minuta.

Sa më shumë që t’i lini lulet e livandës në filxhan aq më i fortë bëhet çaji.

Më pas mjafton që të largoni filtrin nga çaji dhe t’i jepni shije me mjaltë apo pak lëng limoni.

Pijeni këtë çaj para se të flini dhe do të shihni që gjumi juaj do të jetë i qetë dhe i patrazuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat