Çfarë ndodh nëse përzieni vaksinën Pfizer me vaksinën Astrazeneca?

Shëndetësia

Çfarë ndodh nëse përzieni vaksinën Pfizer me vaksinën Astrazeneca?

Më: 11 janar 2021 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Tre vaksina janë miratuar deri më tani në Mbretërinë e Bashkuar, çka përbën lajm pozitiv për këtë vend, duke marrë në konsideratë rritjen e madhe të transmetimit dhe më pas, rritjen e shtrimeve në spitale apo numrin e lartë të vdekjeve.

Por, ka pasur një konfuzion në lidhje me shpërndarjen e vaksinave, veçanërisht nëse njerëzit mund të kenë vaksina të përziera – për shembull, një dozë e vaksinës Pfizer e ndjekur nga një dozë e dytë e vaksinës nga Oxford / Astrazeneca.

Konfuzioni u shtua më tej nga një artikull i Nju Jork Times, i cili raportoi se Britania kishte “hapur dyert” për “vaksinat e përziera”.

Në fakt, përzierja dhe përputhja e vaksinave nuk është diçka që do të përhapet në Mbretërinë e Bashkuar. Vetë zyrtarët e Shëndetësisë në Britani janë kundër, përveç rrethanave shumë të rralla.

Dr Mary Ramsay, kreu i imunizimeve në Shëndetin Publik Angli (PHE), tha në një deklaratë: “Ne nuk rekomandojmë përzierjen e vaksinave Covid-19, nëse doza juaj e parë është vaksina Pfizer ju nuk duhet të merrni vaksinën AstraZeneca për doza e dytë dhe anasjelltas.”

Komentet e saj u bënë jehonë në një konferencë për shtyp ku profesori, Munir Pirmohamed, Kryetar i Komisionit për Grupin e Punës së Ekspertëve të Barnave Njerëzore, tha: “Ne nuk po këshillojmë përzierjen e dozave të ndryshme të vaksinave, sepse nuk kemi të dhëna për këtë. Këshilla jonë është që nëse keni bërë vaksinën Pfizer si dozë të parë, edhe doza e dytë duhet të jetë vaksina Pfizer. Nëse e keni bërë vaksinën AstraZeneca si dozë të parë, doza e dytë duhet të jetë vaksina AstraZeneca.”

Dr. Ramsay sugjeroi se mund të ketë “raste jashtëzakonisht të rralla” ku ose e njëjta vaksinë nuk është e disponueshme (furnizimi dhe kërkesa është një problem tani), ose kur nuk dihet se çfarë vaksine ka marrë pacienti për dozën e tij të parë.

Në këto rrethana shumë të rralla, mund të bëhen vaksina të ndryshme.

“Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për t’u dhënë atyre të njëjtën vaksinë, por kur kjo nuk është e mundur është më mirë të jepet një dozë e dytë e një vaksine tjetër sesa aspak” shtoi Dr. Ramsay.

“Nuk ka ndonjë të dhënë për të sugjeruar që përzierja e dy vaksinave funksionon dhe është e sigurt. Janë duke u zhvilluar provat ku njerëzit do të marrin vaksina të ndryshme në momente të ndryshme për të parë se sa efektive është. Kjo mund të na sigurojë më shumë të dhëna nëse mund të përzieni vaksinat,” tha Prof Pirmohamed.

Disa ekspertë besojnë se një kombinim i vaksinave Covid-19 mund të funksionojë në teori, por ata theksojnë se nevojiten më shumë kërkime për të eksploruar këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat