Si të trajtoni aknet, pa u mashtruar nga këto gënjeshtra që i dëgjoni çdo ditë

Shëndetësia

Si të trajtoni aknet, pa u mashtruar nga këto gënjeshtra që i dëgjoni çdo ditë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 13:22
Foto Ilustrim

Është koha t’i qartësojmë të vërtetat dhe gënjeshtrat që dëgjoni rreth trajtimit të akneve.

Kur bëhet fjalë për trajtimin dhe shkaktarët e akneve, keni me miliona informacione në internet.

Mirëpo shumë prej tyre janë të keq-transmetuara ose të gabuara.

Tani është koha për të qartësuar këto ide, dhe për ta bërë më të lehtë edhe për juve për të gjetur një zgjedhje për trajtimin e akneve.

Medikimi nuk është e vetmja mënyrë për të trajtuar aknet. Trajtimi me dritë LED bënë mrekullia ndaj akneve gjithashtu.

Mos e lani fytyrën shumë. Është e rëndësishme të hapni poret, por nëse ju e lani fytyrën shumë do ta zhvishni nga vajrat natyral, dhe fytyra do të prodhoj më shumë varja natyral pa kontroll.

Mos vini kurrë pastë dhëmbësh në akne. Do ti irritoni dhe vetëm do iu dhëmbin.

Mos i shpërtheni puçrrat vetë, nëse patjetër doni të hiqni një, atëherë përdorni dy tampon të veshëve për ta hequr, shkruan lajmi.net.

Ushqimi ka shumë rëndësi në aknet tuaja. Sheqeri dhe yndyra do të irritojnë aknet më shumë.

Dielli nuk do të iu largoj puçrrat, dielli vetëm sa do të thajë lëkurën dhe rrezet UV mund të iu shkaktojnë kancer.

Shenjat e akneve mund të zbehen. Ngjyra e errët që mbetet në lëkurë, mund të trajtohet me acid laktik dhe glikocid, por gjithashtu terapia me laser do të ndihmoj.

Akulli nuk shëron aknet. Mund ta zvogëloj për pak minuta, sepse do të qetësoj presionin e kapilarëve të gjakut që e bëjnë puçrrën të duket e fryrë, por nuk ka efekt shërues.

Vajrat esencial do të iu ndihmojnë shumë. Vaji shtesë nuk do të shkaktoj akne, sepse ai vetëm sa do e paralajmëroj fytyrën të ndaloj prodhimin e tepërt të yndyrës që shkakton aknet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat