Kryqëzimi i këmbëve kur jemi ulur bën keq për shendetin?! Ja çfarë këshillash duhet të ndiqni…

Shëndetësia

Kryqëzimi i këmbëve kur jemi ulur bën keq për shendetin?! Ja çfarë këshillash duhet të ndiqni…

Më: 19 janar 2021 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Më këmbë të kryqëzuara, një grua ndjehet gjithmonë më seksi. Mjafton të mendosh skenën e filmit ‘Basic Instict’ me Sharon Stone. Por a jemi të sigurt nëse ky qëndrim i bën mirë shëndetit? Studime të ndryshme hedhin hipoteza se të mbash këmbët e kryqëzuara mund të sjellë dëme të rënda për shëndetin si shfaqje e venave, rreziku për nevat dhe presioni i gjakut.

Por jo vetëm edhe shpina dhe gjunjët mund të kenë probleme nga ky qëndrim. Një profesor amerikan ka vendosur në alarm të gjitha gratë që qëndrojnë apo punojnë shumë orë ulur.

Ai sugjeron që këmbët duhet të qëndrojnë të shtrira, ndërkohe që në pozicionin të kryqëzuara duhet të mbahen sa koha për të pirë një kafe. Megjithatë përsa i përket lidhjes së qëndrimit ‘këmbë të kryqëzuara’ dhe problemeve me venat, studimet të tjera tregojnë që më të shumtën e rasteve ajo është e lidhur me moshën, peshën dhe predispozitën gjenetike.

Por si duhet të qëndrojmë ulur?

Sipas specialistëve pozicioni më i mirë kur qëndroni ulur në tavolinë, është që këmbët t’i mbani të kryqëzuara duke i lënë të lira kofshët. Herë pas here mundohuni të ndryshoni pozicionin e këmbëve që të lini qarkullimin e gjakut të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat