Ekspertët: A duhet të vendosni akull mbi lëkurën e djegur?

Shëndetësia

Ekspertët: A duhet të vendosni akull mbi lëkurën e djegur?

Më: 20 janar 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Hapi i parë dhe i menjëhershëm pas të djegurës është që ta mbani zonën e prekur në ujë të ftohtë për të paktën pesë minuta.

Ekspertët shprehen njëzëri se as akulli dhe as uji me akull nuk duhet as t’i afrohen zonës së djegur.

Ata shpjegojnë se akulli mund të dëmtojë indet dhe qelizat në lëkurë, gjë që do krahasohej me një djegie të dytë. Pasi kanë kaluar pesë minuta, ju mund ta pastroni zonën me një krem antibiotik.

Nëse plaga formon flluskë, mos e çani atë sepse do të jeni më të rrezikuar nga infeksioni.

Kundër dhimbjes, ekspertët rekomandojnë të merrni medikamente që zbutin inflamacionin dhe dhimbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat