4 faktorët që shkaktojnë dhimbje gjatë ovulimit te gratë

Shëndetësia

4 faktorët që shkaktojnë dhimbje gjatë ovulimit te gratë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 00:57
Ilustrim

Deri në 50% e grave përjetojnë dhimbje gjatë ovulimit të paktën një herë në jetën e tyre.

Dhimbjet e përjetuara mund të jenë një simptomë e endometriozës apo sëmundjes inflamatore të legenit shkruan VeryWellFamily.

Endometrioza mund të shkaktojë dhimbje të legenit në çdo kohë, por mund të jetë dhimbje e rëndë gjatë ciklit tuaj menstrual dhe afër ovulimit.

Mirëpo, jo vetëm endometrioza mund të jetë shkak i ngërçeve anormale rreth ovulimit, egzistojnë edhe disa faktorët tjerë ndikues si:

-Infeksioni i tubave fallopiane mund të çojë në dhimbje të forta të ovulacionit;

-Fibroidet dhe cistet e vezoreve mund të shkaktojnë dhimbje të ciklit menstrual;

-Sindroma e hiperstimulimit të vezoreve, e cila zakonisht ndodh tek gratë që marrin medikamente të fertilitetit mund të shkaktojë dhimbje të legenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat