Dy metoda natyrale që qetësojnë brenda sekondave ndjesinë e të përzierave!

Shëndetësia

Dy metoda natyrale që qetësojnë brenda sekondave ndjesinë e të përzierave!

Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Helmimi nga ushqimi, udhëtimet e gjata me makinë, shtatzënia, problemet me aparatin tretës mund të shkaktojnë ndjesinë e të përzierave, e njësoj siç ka shumë shkaqe, ashtu ka dhe shumë metoda trajtimi. Por sot do të listojmë më poshtë vetëm ato natyralet që nuk kërkojnë asnjë medikament. Përbërësit e mëposhtëm do të qetësojnë ndjesinë e të përzierave

1. Xhenxhefil

Kjo rrënjë është e njohur për aftësinë e saj kuruese. Në cilëndo formë që ta merrni (pluhur, xhel apo të papërpunuar) xhenxhefili do t’ju qetësojë për pak minuta.
Gjithashtu mund ta pini si çaj ku në një gotë me ujë të valuar keni shtuar një lugë çaji xhenxhefil të freskët .Shmangni pijet me kafeinë dhe gaz.

2. Sodë buke

Një tjetër mënyrë për të qetësuar ndjesinë e të përzierave, pavarësisht shkakut , është soda e bukës. Klinika Mayo thotë se pluhuri i bardhë mund të ribalancojë pH në stomak dhe ajo që duhet të bëni është të pini gjysmë gote ujë ku në të keni tretur ¼ lugë çaji me sodëbuke. Kjo përzierje do të largojë dhe erën e keqe të frymës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat