Sindroma e buzës “lepur”: a mund të kapet në kohë gjatë shtatzënisë, cilat janë trajtimet e duhura?

Shëndetësia

Sindroma e buzës “lepur”: a mund të kapet në kohë gjatë shtatzënisë, cilat janë trajtimet e duhura?

Më: 31 janar 2021 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Diagnoza e kësaj anomalie mund të bëhet që në ekografinë morfologjike nga një ekografist i specializuar.

Buza e lepurit, sipas mjekëve është një deformim ose defekt që krijohet gjatë zhvillimit embrional të javëve të para të shtatzënisë, i cili shfaqet në lindjen e fëmijës me çarje të  buzës së sipërme, e cila mund të shtrihet në të gjithë qiellzën apo edhe në pjesën e hundës.

Në jo pak raste, buza e lepurit është e lidhur me keqformime të tjera apo sindroma kongenitale. Prania e kësaj anomalie krijon problem në ushqyerjen me gji të foshnjës dhe në moshë më madhore, nëse nuk korrigjohet në kohë.

Përveç anës estetike mund të kemi edhe probleme në të folur. Diagnoza e kësaj anomalie mund të bëhet që në ekografinë morfologjike nga një ekografist i specializuar.

Sindorma e buzës “lepur” është një sindromë që është e pranishme që në lindje dhe ndodh kur ka një çarje në buzën e sipërme dhe/ose në qiellzë. Kjo është një nga defektet më të shpeshta tek foshnjet e porsalindura. Sipas studimeve 1 në 700 foshnje mund të lindin me këtë defekt.

E çara mund të jetë vetëm në pjesën e sipërme të buzës, por në raste më të ndërlikuara mund të ketë dhe ndarje të qiellzës deri në pjesën e përparme të gojës.

Problemet që lidhen me çarjen e buzës dhe qiellzës

Kjo sindromë mund të shkaktojë një sërë problemesh, veçanërisht në muajt e parë pas lindjes, para se fëmija të bëhet operacion. Problemet më kryesore përfshijnë: vështirësi për t’u ushqyer, probleme me dëgjimin, probleme dentare dhe probleme me të folurin.

Disa nga shkaqet që ndikojnë në lindjen e fëmijëve me këtë sindromë:

Gjenet që fëmija trashëgon nga prindi (edhe pse shumica e rasteve ndodhin vetëm 1 herë)
Pirja e duhanit dhe alkoolit gjatë shtatzënisë
Mbipesha gjatë shtatzënisë
Mungesa e acidit folik para dhe gjatë shtatzënisë
Marrja e medikamenteve të caktuara gjatë shtatzënisë
Diagnostifikimi i çarjes së buzës dhe qiellzës

Kjo anamali mund të vërehët përmes ekografive midis javës së 18- 21 të shtatzënisë. Por jo në të gjitha rastet mjeku mund ta vërejë përmes ekografisë. Në rast se nuk është ekzaminuar në shtatzëni, anomalia diagnostikohet që në momentin që foshnja lind.

Cili është trajtimi që ju bëhet fëmijëve të lindur me këtë anomali?

Kirurgjia: foshnjet e lindura me buzën e çarë i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale kur janë 3-6 muajsh, ndërsa në rastet kur është buza dhe qiellza e çarë, ndërhyrja behet zakonisht kur janë 6-12 muajsh.

Monitorimi i dëgjimit: zakonisht fëmijët që lindin me sindromën e buzës lepur mund të kenë probleme me dëgjimin në të ardhmen, ndaj është e rëndësishme që të kenë kontrolle të vazhdueshme tëk mjeku orl.

Terapi për të folurën dhe higjenë e mirë orale dhe trajtim ortodontik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat