Jam intolerante ndaj laktozës; Si mund të marr sasinë e duhur të kalciumit në shtatzëni?

Shëndetësia

Jam intolerante ndaj laktozës; Si mund të marr sasinë e duhur të kalciumit në shtatzëni?

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Instituti i Mjekësisë rekomandon se femrat nga mosha 19 vjeç e lart, përfshirë edhe gratë shtatzëna, duhet të marrin çdo ditë 1000 miligramë (mg) kalcium, ndërsa adoleshentet shtatzëna nën moshën 19-vjeçare duhet të marrin 1300 mg.

Aftësia e shumë grave për të tretur laktozën përmirësohet gjatë shtatzënisë, sidomos sa më shumë që kalon koha, shkruan libri “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”.

Ndonëse zakonisht jeni intolerante ndaj laktozës, gjatë shtatzënisë do të mësoni se mund të konsumoni qumështin dhe produktet e tjera të bulmetit, pa pasur asnjë shenjë apo simptomë të bezdisshme

Instituti i Mjekësisë rekomandon se femrat nga mosha 19 vjeç e lart, përfshirë edhe gratë shtatzëna, duhet të marrin çdo ditë 1000 miligramë (mg) kalcium, ndërsa adoleshentet shtatzëna nën moshën 19-vjeçare duhet të marrin 1300 mg.

Ndoshta do ta keni të vështirë ta merrni këtë sasi, nëse nuk konsumoni qumësht dhe produktet e tjera të bulmetit, të cilat janë burimi më i mirë i kalciumit.

Personat që janë intolerantë ndaj laktozës, apo nuk pëlqejnë qumështin dhe produktet e tjera të bulmetit, duhet të marrin në konsideratë sugjerimet e mëposhtme:

-Pjesa dërrmuese e njerëzve, që janë intolerantë ndaj laktozës, mund të pinë një filxhan qumësht gjatë një vakti, që të mos i ndiejnë simptomat. Gjithsesi, nëse ju shkakton shqetësime, mundohuni ta pakësoni deri në gjysmë filxhani, por ta konsumoni dy herë në ditë.

-Mundohuni të përdorni produkte pa laktozë apo me sasi të vogël, përfshirë qumështin, djathin dhe kosin.

-Kosi dhe produktet e fermentuara, si të gjitha llojet e djathërave, shpesh janë më të lehta se qumështi i zakonshëm. Laktoza në kos thuajse përvetësohet nga bakteret aktive që gjenden në këtë produkt.

-Mundohuni të përdorni tableta si Lactaid dhe Lactrase, të cilat ndihmojnë në tretjen e laktozës.

-Merrni kalcium shtesë.

-Zgjidhni ushqime të pasura me kalcium, si: sardelet, salmonin me hala, tofunë, brokolin, spinaqin dhe lëngje apo ushqime të pasuruara me kalcium.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat