Si të përgatisni në kushte shtëpie kremin që qetëson ekzemën dhe kuron nga rrënjët

Shëndetësia

Si të përgatisni në kushte shtëpie kremin që qetëson ekzemën dhe kuron nga rrënjët

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:11

Ekzema është një problem më i zakonshëm i lëkurës, nga sa njerëzit mendojnë. Më shumë se 35 milionë amerikanë vuajnë nga kjo gjendje e ndonëse në treg qarkullojnë shumë produkte që mbajnë nën kontroll e kurojnë ekzemën, këto të fundit janë me steroide dhe përbërës të tjerë të dëmshëm. Shumica e tyre janë prodhuar për të trajtuar simptomat e ekzemës dhe jo shkakun rrënjësor të problemit. Më poshtë Living do ju japë recetën e kremit të bërë vetë në shtëpi që kuron këtë problem të lëkurës.

Baza e këtij kremi të bërë në shtëpi është gjalpi shea, vaji i kokosit dhe mjalti. Gjalpi Shea është një hidratues natyral fantastik. Shumë njerëz me ekzemë kanë lëkurë të thatë dhe gjalpi shea e hidraton lëkurën në nivel qelizor.

Vaji i arrës së kokosit është gjithashtu një hidratues i mirë dhe ka veti antibakteriale.

Mjalti, i papërpunuar është gjithashtu antibakterial veçse ushqyes dhe parandalon shumimin e baktereve, përgjegjëse për acarimin e lëkurës.

Receta për kremin kundër ekzemës

Kjo recetë e thjeshtë për kremin e ekzemës mund t’i shërbejë të gjithë familjes me modifikime të vogla. Vaji i livandës dhe vaji i pemës së çajit është i sigurt për t’u përdorur te fëmijët mbi moshën dy vjeç.

Çfarë ju duhet:

1/2 filxhan gjalpë shea të papërpunuar
1/2 filxhan vaj organik kokosi (mund të përdorni edhe bajame ose vaj ulliri)
1 lugë gjelle mjaltë organik
20 pika vaj esencial të livandës
8 pika vaj peme çaji

Përgatitja:

Ngroheni vajin e arrës së kokosit dhe gjalpin e sheas, derisa të përzihen së bashku.
Shtoni mjaltin në përzierje dhe përziejeni mirë
Shtoni vajrat esencialë në përzierje dhe lëreni të ftohet.
Ndërsa përzierja po ftohet, përzieni masën e përgatitur
Ruajeni në një zonë të freskët dhe aplikojeni përzierjen një ose dy herë në ditë në zonën e prekur.

Masat paraprake

Ashtu si me të gjitha trajtimet e tjera, është mirë të kryeni një provë . Disa vajra esencialë mund të shkaktojnë reaksione alergjike të cilat mund të shkaktojnë një ekzemë të zjarrtë në vend që ta parandalojë atë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat