Kujdes me vitaminën A, dozat e mëdha mund të shkaktojnë dëmtim të organeve, komë, madje edhe vdekje

Shëndetësia

Kujdes me vitaminën A, dozat e mëdha mund të shkaktojnë dëmtim të organeve, komë, madje edhe vdekje

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Është shumë e rëndësishme për shikim të mirë, zhvillim të qelizave dhe funksionim të sistemit imunitar

Të rriturit kanë nevojë për 700 deri 900 mg në ditë. Mungesa e kësaj vitamine në organizëm ndikon në zhvillimin fizik dhe mendor, në tharjen dhe çarjen e lëkurës, në uljen e oreksit duke rritur kështu gjasat për anemi dhe infeksione.

Vitaminë A ka në mëlçi, peshk, mish, produkte qumështi dhe pemë e perime me ngjyra. Meqenëse gjendet në yndyra, trupi mund ta depozitojë me kohë.

Por, vitamina A është një prej vitaminave që shkakton më shumë probleme, nëse e teprojmë me dozën e saj.

Marrja në afat të gjatë e sasive të mëdha të vitaminës A shkakton marramendje, krupë, dëmtim të mëlçisë, dhembje koke, skuqje, dhembje të kyçeve dhe eshtrave, komë madje edhe vdekje.

Disa vitamina mund të nxirren me lehtësi nëpërmjet urinës si vitamina C dhe grupit të vitaminave B, mirëpo vitamina A nuk është e tretshme në ujë dhe qëndron në organizmin e njeriut, pra nuk sekretohet jashtë.

Mëlçia është organi ku ruhet vitamina e papërdorur A, e këtu mund të ruhet vetëm një sasi e kufizuar e kësaj vitamine.

Mbidozat e vitaminës A mund t’ju bëjnë të ndiheni të përgjumur, të trullosur dhe nervozë, deri t’ju fusë në koma. Ju mund të përjetoni dhimbje barku dhe të vjella.

Mjekët thonë se mbidoza e vitaminës A mund të shkaktojë presion në tru duke prekur sistemin nervor.

Nga ana tjetër, mbidoza e vitaminës A mund të shkaktojë shenja dhe simptoma të tilla si probleme me shikimin, humbje oreksi, ndjeshmëria ndaj dritës, thatësi te lëkurës dhe kruarje, plagë në gojë, verdhëz, humbje të flokëve etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat