Sondazhi: 1 në 4 perëndimorë do refuzojnë marrjen e vaksinës

Shëndetësia

Sondazhi: 1 në 4 perëndimorë do refuzojnë marrjen e vaksinës

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Gati 1 në 4 persona në Francë, më shumë se 25% e amerikanëve dhe 23% e shtetasve gjermanë do të refuzojnë kategorikisht të vaksinohet kundër COVID-19, sipas sondazhit më të madh të zhvilluar deri më sot, në lidhje me çështjen e vaksinimit.

Studimi ndërkombëtar i realizuar nga kompania ndërkombëtare “Kantar”, tregon se niveli i skeptikëve është më i ulët në Mbretërinë e Bashkuar (12%) dhe në Itali (14%). Ndonëse ky qëndrim është minoritar në të gjitha shtetet e studiura, duke marrë parasysh që një pjesë a publikut që është kundër vaksinave nuk e reflekton mendimin në sondazhe niveli i refuzimit mund të jetë më i lartë. Për pasojë, fushatat e vaksinimit mund të jenë edhe më sfiduese dhe kjo jo vetëm për shkak të mungesës së tyre apo probleme në zinxhirin e furnizimit.

Sipas analistëve që publikuan sondazhin, vihet re se qytetarët që shprehin mendim negativ për qeverinë e tyre dhe për klasën politike në përgjithësi, janë statikisht më të prirur që të jenë edhe kundër vaksinimit. Gjithashtu, ekspozimi në teoritë e konspiracionit që shpërndahen në rrjet kanë po ashtu ndikim në refuzimin e vaksinës.

Për pasojë, një numër ekspertësh në SHBA dhe Zvicër kanë bërë thirrje që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm për të gjithë popullsinë adulte, por natyrisht një vendim i tillë i qeverive rrezikon të sfidohet në gjykata dhe të jetë i pazbatueshëm ligjërisht. Kjo për shkak se Konventa e të Drejtave të Njeriut e firmosur nga të gjitha shtetet anëtare të OKB, garanton autonominë trupore të të gjithë njerëzve, çka mund të interpretohet si e drejta për të refuzuar vaksinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat