Përdorimi i antibiotikëve tek një i porsalindur shkakton këto pasoja

Shëndetësia

Përdorimi i antibiotikëve tek një i porsalindur shkakton këto pasoja

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 20:36
Foto ilustrim

Një studim i publikuar në revistën “Nature Communication”, tregon faktin se përdorimi i tyre në ketë fazë mund të ndikojë shumë në zhvillimin e florës bakteriale. Në ketë studim janë marrë të dhënat e mbi 12.422 fëmijë të lindur në vitet 2008-2010 në spitalet finlandeze.

1151 prej këtyre bebeve janë trajnuar me antibiotik në ditët e para të lindjes, ndërsa asnjë prej tyre nuk kishte anomali gjenetike apo shqetësime të tjera kronike.

Bebet djem që ju nënshtruan trajtimit antibiotik, pasi ishte i domosdoshëm, më pas në moshat 2-6 vjeç kishin një diferencë të theksuar në gjatësi trupore me moshatarët e tjerë. Kjo gjë nuk u vërejt tek vajzat. Ndërsa tek të dy gjinitë, u has një masë dhjamore më e lartë në krahasim me moshatarët që nuk u trajtuan me antibiotikë.

Antibiotikët tek fëmijët duhet të përshkruhen nga mjeku, vetëm në rastet kur fëmija ka infeksion bakterial. Kur fëmija merr antibiotikun duhet të bëhet kujdes për të dhënë dozën e përshkruar dhe të ndiqen të gjitha instruksionet.

Kur fëmija e nxjerr (vjell) shumë doza të antibiotikut, duhet të bisedohet menjëherë me mjekun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat