​Të gjitha grimcat e koronavirusit mund të futen në një kanaçe Coca-Cola

Shëndetësia

​Të gjitha grimcat e koronavirusit mund të futen në një kanaçe Coca-Cola

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 20:14
Ilustrim

Të gjitha grimcat e virusit korona që aktualisht qarkullojnë nëpër botë mund të futen në një kanaçe Coca-Cola, llogariti matematikani britanik Kit Yates.

Sipas llogaritjeve të këtij shkencëtari nga Universiteti i Bathu, rreth dy miliard grimca të virusit korona, aktualisht po qarkullojnë në botë, raporton Sky News.

Ai erdhi në atë shifër duke kombinuar të dhëna botërore për numrin e infektuar rishtas dhe një vlerësim të sasisë së virusit për person, dhe bazuar në llogaritjen e madhësisë së koronës së virusit, mesatarisht 100 nanometra, ai llogariti vëllimin e përgjithshëm e virusit.

Sipas Sky News, puna e tij tregon se sa shkatërrim mund të shkaktojnë grimcat e virusit miniaturë.

Në të gjithë botën, pothuajse 108 milionë njerëz janë infektuar me virusin që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, dhe 2.6 milionë kanë vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat