Ju keni dy herë më shumë gjasa të prekeni nga Covid, nëse e keni këtë gjendje shëndetësore

Shëndetësia

Ju keni dy herë më shumë gjasa të prekeni nga Covid, nëse e keni këtë gjendje shëndetësore

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 21:28
Ilustrim

Ndërsa pandemia ka përparuar, komuniteti shkencor ngadalë ka zhvilluar një kuptim më të mirë se kush është më i prekshëm ndaj koronavirusit të ri.

Por ndërsa mosha dhe disa kushte themelore shëndetësore janë kuptuar prej kohësh që rrisin rrezikun e zhvillimit të një rasti serioz që kërkon shtrimin në spital, ende janë duke u bërë zbulime të reja se kush prej kategorisë së popullatës janë në një rrezik më të lartë të prekjes nga virusi shkruan Best Life.

Tani, një studim i ri nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin Case Western Reserve ka zbuluar se njerëzit me demencë kanë dy herë më shumë të ngjarë të kapin Covid-19, përcjell Gazeta Shneta.

Studimi gjithëpërfshirës ​​i botuar në revistën e ‘Shoqatës së Alzheimerit’, analizoi të dhënat shëndetësore të 61.9 milion njerëzve mbi moshën 18 vjeç në Shtetet e Bashkuara midis periudhes 1 shkurt dhe 21 gushtit të vitit 2020, raporton The New York Times.

Grupi i të dhënave i konsideruar për studimin ishte një nga më të mëdhenjtë e përdorur në hulumtimet Covid deri më tani, duke mbuluar një të pestën e popullsisë së SHBA me informacione nga 317.000 ofrues të kujdesit shëndetësor dhe 360 ​​spitale nga të 50 shtetet, sipas autorëve.

Pas analizimit të të dhënave, studiuesit zbuluan se 810 pacientë që kishin demencë nga një grup prej 15.770 që ishin testuar pozitivë për Covid-19.

Kur u bënë rregullime për faktorë të caktuar demografikë si seksi, mosha dhe raca, studiuesit zbuluan se pacientët me demencë kishin më shumë se tre herë gjasa të kapnin Covid-19.

Ekspertët theksojnë se arsyeja që pacientët me demencë mund të kenë më shumë gjasa të kapin koronavirus mund të jetë rezultat i mjedisit të tyre të përditshëm.

“Njerëzit me demencë janë më të varur nga ata që i rrethojnë për të bërë gjërat e sigurisë, për të mos harruar të mbajnë një maskë, për t’i mbajtur njerëzit larg përmes distancës sociale” ka thënë profesor Dr. Kenneth Lang  për The Times.

“Ekziston dëmtimi njohës dhe fakti që ata janë më të rrezikuar nga ana sociale” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat