Pse ju rri hunda përherë e ftohtë?

Shëndetësia

Pse ju rri hunda përherë e ftohtë?

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Hunda e ftohtë tregon problemet që mund të keni me shëndetin

E keni vënë re se sado trashë të vishesh, hunda është ajo që bëhet akull i ftohtë? Ka shpjegime pse tek disa është kaq e theksuar, gjithashtu ka edhe zgjidhje

Ne mund të mendojmë se të paturit e një hundë të ftohtë është vetëm një shenjë e motit të ftohtë, por ky nuk është gjithmonë shkaku. Ndodh se në ambientet e ngrohta të keni një hundë të ftohtë.

E gjitha kjo tregon se trupi juaj ka nevojë për vëmendje shtesë.

E ke thjesht nga i ftohti

Gjatë ditëve të ftohta duhet më shumë kohë që gjaku të qarkullojë normalisht tek duart, këmbët apo hunda jonë. Temperatura e trupit ndryshon dhe i qarkullimi i gjakut për të përballuar të ftohtin përqendrohet tek organet e brendshme si zemra, mëlçia, veshkat, truri, etj. Në po të njëjtën kohë, ekstremitetet janë më të ftohta.

Mund të jetë një shenjë e rrjedhjes së dobët të gjakut në hundën tuaj

Kur qëndrojmë në një dhomë me një temperaturë të ulët për një kohë të gjatë, trupi përpiqet të ruajë nxehtësinë duke zvogëluar rrjedhën e gjakut nga ekstremitetet dhe e ridrejton atë në organet vitale në trup. Ne gjithashtu mund të vërejmë se hunda jonë do të jetë gjëja e parë që do të ftohet pasi kjo pjesë e trupit nuk ka shumë yndyrë.

Ju keni qenë të mbingarkuar me punë

Një studim në Universitetin e Nottingham zbuloi një lidhje midis temperaturës së trupit tonë dhe sasisë së stresit në trurin tonë. Gjatë hulumtimit, sa më shumë që pjesëmarrësit përqendroheshin në detyrat e dhëna atyre, aq më të ftohta bëheshin fytyrat e tyre, veçanërisht në zonën përreth hundës. Nëse ndiheni kështu edhe gjatë punës, mund të dëshironi të bëni një pushim të shpejtë përpara se të rifilloni aktivitetin tuaj.

Ju jeni nën një stres të madh emocional

Stresi emocional mund të jetë shkas për fenomenin e Raynaud , i cili bën që enët e gjakut në ekstremitetet tona të ngushtohen në mënyrë drastike për një periudhë të shkurtër kohe. Kjo rezulton në ftohtësi dhe mpirje në një zonë të veçantë, si hunda, dhe mund të zgjasë diku nga disa minuta në orë. Fenomeni i Raynaud është më i zakonshëm tek gratë dhe tek ato që jetojnë në klimë të ftohtë.

Çrregullim hormonal

Nëse nuk po prodhoni mjaftueshëm hormone të tiroideve, metabolizmi i trupit nis dhe ngadalësohet. Duke patur një metabolizëm më të ngadaltë, trupi e ruan nxehtësinë dhe energjinë dhe më pak i nxehtë shkon tek ekstremitetet, prandaj si rezultat kemi një hundë të ftohtë.

Sëmundje të tjera kronike

Nëse vuani nga niveli i lartë i sheqerit në gjak apo probleme me zemrën ka gjasa që hunda juaj të rrijë gjithnjë e ftohtë. Sigurisht, hunda e ftohtë është vetëm një prej simptomave, prandaj para se të dilni në përfundime të nxituara, nëse dyshoni se vuani nga diabeti apo probleme me tensionin, konsultohuni me mjekun.

Si të shpëtoni nga një hundë e ftohtë?

Nëse e dini se ju vjen thjesht si pasojë e të ftohtit, mbani disa kompresa të ngrohta, por bëni kujdes mos digjeni. Pini çajra për të ngrohur dhe vendosni një shall.

Në rast se hunda e ftohtë vazhdon për periudha të gjata kohore (edhe në verë), ju shkakton dhimbje, ju bezdis apo shoqërohet edhe me simptoma të tjera, flisni me një mjek për të marrë trajtimin që ju nevojitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat