​Vaksina antiCOVID-19 zvogëlon rrezikun e transmetimit të virusit

Shëndetësia

​Vaksina antiCOVID-19 zvogëlon rrezikun e transmetimit të virusit

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Një studim i fundit ka bërë një hap të parë drejt dhënies përgjigje njërës prej pyetjeve të rëndësishme në lidhje me vaksinat kundër COVID-19, duke zbuluar se personat e vaksinuar kanë ngarkesë më të ulët virale dhe për këtë arsye janë më pak infektues, sesa ata që nuk e kanë bërë vaksinën.

“Rezultati është një rast për shpresë, megjithëse studimi i kryer nga shkencëtarët izraelitë nuk është shqyrtuar ende nga kolegët”, tha Clemens Wendtner, një ekspert nga një spital në Mynih.

Ndërsa është vërtetuar shkencërisht se vaksinimi mbron nga COVID-19, nuk është e sigurt nëse njerëzit e vaksinuar mund të infektohen sërish dhe të transmetojnë kështu virusin.

Shkencëtarët e Institutit të Teknologjisë në Haifa, Izrael, shikuan rezultatet laboratorike të 5 800 personave të infektuar, nga të cilët gjysma kishin marrë vaksinën “BioNTech/Pfizer”.

Ekipi zbuloi se pacientët të cilët u vaksinuan prodhuan katër herë më pak grimca virusi, 12 deri në 28 ditë pas vaksinës, sesa ata që nuk ishin vaksinuar.

“Vaksina BNT162b2 nuk çon vetëm në mbrojtje individuale të personit të vaksinuar në lidhje me një sëmundje COVID-19, por mund të supozohet se me vaksinim të mjaftueshëm të popullatës, mund të ketë gjithashtu një mbrojtje të caktuar të popullatës në kuptimin e një vaksine, bazuar në imunitetin e tufës “, sqaroi Wendtner.

Ai shtoi se nuk ishte e qartë nëse viruset e zbuluara te personat e infektuar, por të vaksinuar, ishin ngjitëse dhe se nevojiten më shumë kërkime mbi këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat