Harroni gjithmonë të pini ujë? Ja si të qëndroni të hidratuar pa pirë as edhe një pikë

Shëndetësia

Harroni gjithmonë të pini ujë? Ja si të qëndroni të hidratuar pa pirë as edhe një pikë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Ndoshta mund të jetë e vështirë për t’u besuar, por ka njerëz që harrojnë të pinë ujë, ka nga ata që nuk u pëlqen ‘shija’ e ujit e ndonëse ky i fundit nuk ka ndonjë shije karakteristike, e shumë të tjerë kanë programë në celularët e tyre që t’i kujtojnë se duhet të pinë ujë! Nëse dhe ju e keni të vështirë të qëndroni të hidratuar e të pini rreth 8 gota ujë në ditë, keni klikuar artikullin e duhur ! Uji nuk është e vetmja mënyrë, ndaj më poshtë do të gjeni të listuara ushqimet që na ndihmojmë të hidratohemi.

Selinoja përmban rreth 95% ujë plus është e pasur me kalium dhe fibra, të cilat ndihmojnë trupin të ruajë ujin. Selinoja është e pasur gjithashtu me fibra, vitaminë K dhe minerale.

Kastraveci përmban 96% ujë dhe nuk ka kolesterol apo yndyrna të ngopura. Është gjithashtu i pasur me hekur, vitaminë B6 dhe K. Kastraveci ka më shumë përmbajtje uji se çdo perime apo frut tjetër.

Shalqiri përbëhet nga 92% ujë. Është gjithashtu burim shumë i mirë i kalciumit, magnezit, i vitaminës A, C dhe kaliumit.

Ngrënia e luleshtrydheve është një tjetër mënyrë e mirë për të qëndruar të hidratuar, pa pirë ujë. Përmbajnë  92% ujë dhe janë të pasura me vitaminë C dhe fibra.

Qumësht i skremuar përmban një ekuilibër natyral të karbohidrateve, natriumit dhe proteinave që ndihmon trupin të mbajë ujin dhe qelizat mos të dehidratohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat