Epidemiologët: Patologjia e re e krijuar nga mbajtja e maskave

Shëndetësia

Epidemiologët: Patologjia e re e krijuar nga mbajtja e maskave

Më: 13 mars 2021 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Patologjia më e re e krijuar si pasojë e përdorimit të zgjatur të maskave për tu mbrojtur nga Covid-19 quhet Maskne. Termi vjen nga bashkimi i fjalës mask dhe acne (puçrra).

Epidemiologët  thonë se mbrojtja e fytyrës për të shmangur përhapjen e pikave mbetet një nga armët kryesore në dispozicion për të reduktuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit, prandaj mundësia e heqjes dorë nga maska ​​për të qetësuar efektet e Maskne mbetet ende e vështirë. Dermatologu dhe njëkohësisht edhe koordinatori i Shoqërisë Italiane të Sëmundjeve Mjekësore, Marco Romanelli, është shprehur se maskat shkaktojnë një rritje të temperaturës së lëkurës, e cila nga ana tjetër krijon aknet.

Madje sipas tij, dëmtimet që i shkaktohen lëkurës së fytyrës nga mbajtja e mjetit mbrojtës mund të jenë në disa raste të përhershme. Plagët e shkaktuara evolojnë  tek disa persona që kanë lëkurë të ndjeshme.

Kryesisht, patologjia Maskne prek më shumë personelin e kujdesit shëndetësor të cilët janë të detyruar të përdorin maska ​​për periudha të gjata për shkak të ndërrimeve të punës në pavijonet Covid.

Sipas Romanellit, maskat nuk dihen mbajtur për periudha të gjata kohore dhe duhen ndërruar çdo 4 orë. Ai shtoi gjithashtu se ende nuk ka fakte të sakta shkencore se përdorimi i tyre të mbron nga virusi SarsCov2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat