5 faktorë të njohur tashmë të lidhur me autizmin

Shëndetësia

5 faktorë të njohur tashmë të lidhur me autizmin

Më: 15 mars 2021 Në ora: 06:59
Ilustrim

Idea se vaksinat mund të shkaktojnë autizëm ka marr dhe një goditje tjetër këtë vit, me një artikull të ri të publikuar në British Journal of Medicine. Në këtë artikull thuhet se studimi i vitit 1998 nga Andreë Ëakefield, i cili gjeti një lidhje të autizmit me vaksinat – është konsideruar tashmë si një “mashtrim”. Artikulli është një ndër kritikat më të fundit që i bëhët teorisë se vaksinat mund të lidhen me autizmin. Dhe meqenëse vaksinat janë përjashtuar nga shkaku i mundshëm për autizmin, çfarë mund ta shkaktojë atë?

Studimet për shkakun e autizmit janë të vazhdueshme. Ato kanë treguar se nuk është vetëm një shkak për autizmin por një sërë shkaqesh që përfshijnë faktorët gjenetikë ose ambiental, ose një kombinim i të dyve. Për shembull, në personat me predispozitë gjenetike, faktorë të ndryshëm ambientalë mund të shërbejnë si nxitës për autizmin.

Gjërat komplikohen edhe më shumë për shkak se autizmi nuk është një çrregullim i vetëm, por një sërë çrregullimesh që mund të kenë shkaqe të ndryshme.

Njerëzit e shfaqin autizmin në mënyra të ndryshme dhe kjo ndodh për shkak të faktorëve të ndryshëm gjenetik e ambientalë.

Disa nga shkaqet që kanë rezultuar në studimet e fundit të bëra mbi autizmin janë si më poshtë.


Gjenetika


Ka shumë fakte që lidhin ndryshimet në gjene me shkakun e autizmit.

Çrregullimi është i trashëgueshëm. Sipas Insitituti Kombëtar të Shëndetit (NIH) familjet të cilat kanë një fëmijë me autizëm kanë probabilitet 1 në 20 të kenë edhe fëmijën e dytë me autizëm. Ky është një risk më i lartë se popullata e përgjithshme.

Studimet kanë treguar se ndryshimet gjenetike që kontribuojnë në shfaqjen e autizmit jo domosdoshmërish janë të trashëgueshme – ato mund të shfaqen edhe si mutacione të reja.

Studiuesit kanë identifikuar rreth 20 gjene të cilat janë të përfshira me Çrregullimet e Spektrit te Autizmit.

Edhe pse këto gjene janë të shpërndara në gjithë gjenomin e njeriut, ato kanë një tipar të përbashkët – janë përgjegjëse për zhvillimin e trurit, rritjen e trurit dhe mënyrë se si qelizat nervore komunikojnë.

Për shembull, në një studim të fundit është parë se fëmijët me mutacion gjenetik në kromozomin 17 janë 14 herë më shumë të predispozuar për të zhvilluar autizëm se fëmijët pa këtë mutacion.


Pesticidet


Ekspozimi ndaj pesticideve po ashtu, është lidhur me riskun për autizëm. Disa studime kanë treguar se pesticidet mund të ndikojnë në gjenet e përfshira në sistemin nervor qëndror. Disa nga elementët përbërëse të pesticideve mund të shkaktojnë shfaqjen e autizmit në personat me predispozitë gjenetike për këtë çrregullim.


Medikamentet


Fëmijët që kanë qenë të ekspozuar ndaj disa lloje barnash gjatë shtatzënisë, si acidi valproic dhe talidomidi kanë risk më të lartë për autizëm.

Talidomidi është një medikament që është përdorur në vitet 1950 për të trajtuar nauzen, ankthin dhe pagjumësinë. Bari është tërhequr nga tregu për këto indikacione pasi u vërtetua se lidhej me defektet në lindje, por aktualisht mund të përshkruhet për disa sëmundje të lëkurës dhe për trajtimin e kancerit.

Acidi valproik është një bar që përshkruhet për epilepsinë, çrregullimet e humorit dhe çrregullimet bipolare.


Mosha e prindërve

Lindjet në moshtë të madhe kanë risk më të lartë për të patur fëmijë më autizëm. Një studim i publikuar në Shkurt, tregoi se gratë mbi 40 vjeç kanë 50% më shumë gjasa për të pasur një fëmijë më autizëm se gratë në moshën 20-29 vjec.

Ende nuk njihet arsyeja e saktë pse mosha e prindërve lidhet me autizmin, por mutacionet gjenetike qe akumulohen në spermë dhe vezë me moshën mund të jetë një shkak.


Zhvillimi i trurit

Zona të caktuara të trurit si korteksi cerebral dhe cerebellum janë lidhur me autizmin. Këto zona të trurit mendohet të jenë të lidhura me përqëndrimin, lëvizjen dhe rregullimin e humorit.

Çrregullimet në nivelin e neurotransmetuesve, si dopamine dhe serotonina, po ashtu janë lidhur me autizmin. Problemet e rregullimit të nivelit të dopaminës mund të japin Çrregullime të përqëndrimit dhe levizjeve, ndërsa çrregullimet e nivelit të serotoninës mund të sjellin çrregullime të humorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat