Këto janë të gjitha arsyet pse duhet t’i përfshini bananet në rutinën tuaj ditore

Shëndetësia

Këto janë të gjitha arsyet pse duhet t’i përfshini bananet në rutinën tuaj ditore

Më: 21 mars 2021 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Banania shquhet për lëndët ushqyese që përmban si kaliumi dhe vitaminat A, B, C. Në të njëjtën kohë, është e pasur me fibra që ndihmon flokët dhe lëkurën të jenë më të shëndetshme. Bananet kanë veti anti-inflamatore, kontribuojnë në humbjen e peshës, forcojnë sistemin nervor dhe ndihmojnë në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut. Me pak fjalë, janë një superushqim i shëndetshëm për çdo moment.

Janë një ushqim i shëndetshëm

Sigurojnë një sheqer natyral “të mirë”, fruktozë dhe një sasi të gjerë të fibrave, të cilat bëjnë që fruktoza të tretet dhe absorbohet ngadalë nga trupi. Parandalojnë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak, i cili nga ana tjetër shton dëshirën për ëmbëlsirat.

Është një burim shumë i mirë i fibrave

Përmbajtja e lartë e fibrave ndihmon të ndihemi të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore. Fibra e bananes është gjithashtu një e tretshme, e njohur për vetitë e saj për të ulur kolesterolin e keq, zvogëlon rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Janë plot me vitamina thelbësore

Ky frut shumë i dobishëm është plot me antioksidantë dhe minerale thelbësore siç është riboflavina (vitamina B2), e cila ndihmon në parandalimin e anemisë dhe kataraktit, dhe e bën lëkurën më të shëndetshme. Vitamina B2 është gjithashtu shumë e rëndësishme në ruajtjen e niveleve të energjisë në trup.

Bananet mbrojnë zemrën

Të pasura me kalium, një mineral thelbësor për rritjen e muskujve dhe me pak natrium, ato ofrojnë gjumë më të mirë dhe mbrojnë nga sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat