Bari i shpretkës zbut stresin dhe nervozën

Shëndetësia

Bari i shpretkës zbut stresin dhe nervozën

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:49
Foto ilustrim

Bima - bari i shpretkës është një dhuratë e vërtetë nga natyra për shëndetin. Emërtimi i saj është "Verbena officinalis" e për shëndet më së miri është ta përdorni si bimë të tharë. Është e pasur me antioksidues dhe në mënyrë të hatashme e pastron organizmin.

Para së gjithash pastron veshkat, mushkëritë, bronket dhe mëlçinë. Përdoret edhe si antipiretik për uljen e temperaturës. Rëndësinë e saj si bimë shëruese e ka vërtetuar edhe në shërimin e të thatit në lukth, pastaj ndikon mirë te ekzema, njollat dhe djegiet në lëkurë dhe te dhimbjet e dhëmbit.

Po ashtu, në bazë të disa studimeve bari i shpretkës ndikon mirë në zbutjen e stresit si dhe qetëson sistemin nervor. Përdoret edhe në ndalimin e dhimbjeve të kokës, e konsiderohet edhe se sedativ natyral dhe ndikon si analgjetik kundër dhimbjeve.

Çaji nga kjo bimë njihet edhe si eliksir i shëndetit dhe atë jo vetëm në zbutjen e stresit. Është vërtetuar se ndikon mirë kundër ngërçeve në këmbë dhe muskuj, nxit pastrimin e rregullt të fshikëzës, ndikon kundër gripit, ulë shtypjen e gjakut e te gratë, që ushqejnë me gji ndikojnë që ato të kenë më shumë qumësht për foshnja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat