Drithërat e ftohin organizmin

Shëndetësia

Drithërat e ftohin organizmin

Më: 29 prill 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Gjatë ditëve me vapë, në vend të ushqimeve nga mishi i përpunuar, më mirë është që të konsumoni supë të ftohta dhe sallatë pemësh dhe perimesh.

Pijet alkoolike nuk preferohen, meqë e rrisin temperaturën trupore. Një të ushqyer të bazuar kryesisht në pemë dhe perime, çaji i mentës dhe pijet nga limeja do ta ftohin organizmin gjatë ditëve me vapë të madhe.

Pemët dhe perimet po ashtu janë të pasura edhe me vitamina, minerale dhe antioksidues, si p.sh. ß-karoten dhe likopen, gjë që e mbron lëkurën nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve të diellit. Ato përmbajnë edhe sasi të konsiderueshme të ujit, i cili shërben si burim shtesë i ujit dhe ndikon në ftohjen e organizmit.

Fibrat ushqimore e lehtësojnë tretjen dhe na mbajnë të ngopur për një kohë më të gjatë. Rëndësi ka edhe konsumimi i proteinave. Në vend të mishit të kuq, proteinat mund t'i merrni nga peshqit dhe produktet e qumështit. E, jogurti, përpos që freskon, ka edhe shumë baktere të dobishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat