Si të aklimatizojmë trupin për të pranuar frekuenca më të larta?

Shëndetësia

Si të aklimatizojmë trupin për të pranuar frekuenca më të larta?

Më: 1 maj 2021 Në ora: 06:25
Ilustrim

Bashkëngjitur informacionit për Rezonancën Schumann, le të ndalemi në disa këshilla që na ndihmojnë të lehtësojmë këtë ngarkesë. Në fakt ka shumë mënyra për të na ndihmuar që të përshtatemi me energjitë, dhe po ju referojmë disa nga më të zakonshmet.

– Meditoni – jo lloji i meditimit për t’u lidhur me qeniet enigmatike ose për të pasur përvoja jashtë trupit. Paqja, pauza, meditimi me frymë dhe përqendrimi në rrjedhën e energjisë funksionojnë më së miri. Meditimi syhapur është gjithashtu i mirë.

– Qëndrimi në Tokë: këmbët e zhveshura në tokë, kalimi i kohës në natyrë, banjot me kripë deti, noti, ngrënia e ushqimeve natyrore dhe bimore.

– Pyesni qenien tuaj superiore (veten më të lartë / Mbështetjen / Udhëzuesin) për të na ndihmuar në aklimatizimin, veçanërisht nëse vuajmë.

– Pini shumë ujë të pastër! Pa fluor.

– Pushoni: Trupi ka një aftësi të jashtëzakonshme për të bërë pjesën më të madhe të ripozicionimit të tij ndërsa është në gjumë ose në këmbë.

– Duajeni veten dhe kujdesuni për trupin.

– Kryeni ushtrime të buta: lëvizja e energjisë për të çliruar bllokimin dhe për të inkurajuar një rrjedhë të përshtatshme të energjisë.

– Konsumoni ushqime të plota, në krahasim me ushqimet e modifikuara ose OMGJ.

– Bëni masazhe

– Këshillim shpirtëror ose për jetën me një ekspert i cili ka njohuri për shkaqet e çrregullimeve dhe trajtimeve holistike

– Dëgjoni trupin dhe bëjeni atë të ndihet mirë, për ta bërë të rehatshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat